• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i FRPD: Kontrata e lobimit të Berishës është bërë me avokatin personal të Donald Trump

by A R
28/04/2025 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i FRPD, njëherësh kandidat për deputet i demokratëve për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, detaje të rëndësishme nga kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, e cila u bë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Xhaferri saktësoi se kostoja e kontratës është 250 mijë dollarë dhe se ajo është lidhur nga një shoqatë shqiptaro-amerikane, me financimet e disa biznesmenëve, e që mund të ndërpritet pas tre muajsh.

“E para njëherë nuk është kontratë e PD. Ajo që paguan kontratën është një shoqatë shqiptaro-amerikane, që ka një kontratë të lidhur 250 mijë dollarë në muaj dhe që mund ta ndërpresë këtë kontratë. Po përfituesja e këtij lobimi, do të jetë PD. Dhe patjetër që PD duhej të jepte lejen që të lobohej. Këta biznesmenë të shoqatës shqiptaro-amerikane janë me emra, mbiemër, janë nënshtetas amerikane dhe janë deklaruar përballë gjithë instancave shtetërore siç e kërkon ligji amerikan. Pra nuk janë 220 mijë dollarë të dhëna në ndonjë garazh të Amerikës siç i jepte Agron Neza, McGonigal-it. Kjo është diferenca në lobim. Këto janë para të deklaruara në bankë nga këta biznesmenë. Diferenca e dytë mes PS dhe PD. Këtu është një praktikë shumë e ndershme dhe nuk është 6 milionë dollarë. Është 250 mijë dollarë në muaj dhe mund të zgjasë tre muaj”, zbuloi Xhaferri në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Më tej ai sqaroi se kompania që do të bëjë lobimin për rregullimin e marrëdhënieve të PD me Amerikën është në pronësi të avokatit personal të Presidentit Donald Trump.

“Do sqarohen marrëdhëniet e PD me Amerikën, të cilat u bënë lëmsh nga një lobim ilegal nga Charles McGonigal dhe Soros e të tjerë. Frika më e madhe që ka zënë të gjithë shtetin shqiptar është se kjo kompani lobimi që është paguar nga kjo shoqatë shqiptaro-amerikane është e avokatit personal të Donald Trump. Pasi PD ka marrëdhënien e shkëlqyer me kryearkitektin e fushatës, tashmë do të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me avokatin e Presidentit Donald Trump. Kjo kontratë është nënshkruar më 4 prill. Marrëdhëniet me SHBA është Edi Rama që nuk do i ketë më. Kjo pagesë për lobim bëhet nga një shoqatë jo fantazmë”, tha Xhaferri.

Next Post
Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja: Mendova se ishin fishekzjarre, nuk dija të kishte konflikte

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja: Mendova se ishin fishekzjarre, nuk dija të kishte konflikte

Comments 1

  1. ccc says:
    1 year ago

    Jo me avokatin e tij po me Trumpin vet po ta keni kontraten shumica e shqiptareve nuk manipulohen, bile nuk e rr*ajne fare. Ke lindur shume vone or djale per t’ju imponuar shqiptareve nepermjet qendrimeve per operacionet tuaja financiare mafioze me skutat me te erreta te bodrumeve amerikane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

May 29, 2026
Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

May 29, 2026
Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

Rrëzohet autobusi në SHBA, 5 të vdekur dhe 35 të plagosur

May 29, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

“Arresti i Veliajt”, juristi sqaron pse Gjykata e Lartë nuk u ndikua nga Kushtetuesja

May 29, 2026
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar

May 29, 2026
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore

May 29, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

Meçe: Veliaj nuk duhet të ishte në arrest me burg. Duhej zbatuar masa unifikuese

May 29, 2026
Putin: Dërgimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të prishte marrëdhëniet me SHBA-në

“Një njeri të cilit mund t’i besohet”, kë konsideron Putin negociatorin e tij të preferuar të BE-së

May 29, 2026
Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

May 29, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“Procesi nisi nga një person fiktiv!”, Ndreca: Veliaj, i vetmi që i është bërë vetting penal

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In