• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i FRPD kërkon largimin e të vjetërve në PD: E kryen ciklin e tyre

by Java News
10/03/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Surprizues dhe historik e vlerëson kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, propozimin e liderit Lulzim Basha që 35 % e kandidatëve për deputetë në zgjedhje të jenë nga ky forum të rinjsh. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Këlliçi tha se ky propozim pritet t’i kalojë së shpejti Këshillit Kombëtar të PD-së, ku 270 anëtarët e këtij forumi të lartë të vendimmarrjes në PD pritet t’i thonë “PO” propozimit të kryedemokratit Lulzim Basha.

 “Është një surprizë mjaft e këndshme, e prisnim një vlerësim të kryetarit por jo në përmasa kaq të mëdha. Kryetari i partisë ka marrë një vendim historik. Ne kishim bërë një bisedë me kryetarin e partisë për rritjen e përfaqësimit të të rinjve, por me terma konkretë nuk e kishim diskutuar”, tha Këlliçi.

Propozimi që kreu i PD-së Basha bëri këtë të mërkurë ka të bëjë me kandidatët në shkallë vendi që do të jenë pjesë e listës për deputetë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në 2017-ën.

Kreu i FRPD-së e sheh këtë propozim si vlerësim të arritjeve të këtij forumi, siç ishte dhe procesi i fundit i zgjedhjeve të anëtarëve të FRPD-së në rrethe përmes parimit një anëtar një votë.

Por a mund të ketë një beteje “Të rinjtë VS të vjetrit” pas këtij propozimi?

Këlliçi përgjigjet kështu: “Çdo gjë ka ciklin e saj dhe jam i bindur që ky propozim do të ngjallë një debat të gjerë, por ne jemi shtëpia e lirë, ku për herë ka pasur diskutime, përplasje idesh, dhe jam i bindur që në fund të ditës do të ketë një vendimmarrje të Këshillit në interes të PD-së. Nuk kam ndjerë luftës mes gardës së vjetër dhe brezit të ri”.

Sipas tij, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike të rinjtë patën një akses më të madh në strukturat vendimmarrëse në parti, siç është zgjedhja për herë të parë e 45 anëtarëve të rinj si pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së. Shqiptarja.com

Next Post

PSG gati 50 mln euro për Pjaniç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In