• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i DPPP: Tërheqja masive e parave nga bankat në prill e maj nuk ka lidhje me zgjedhjet

by Java News
22/08/2017 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, e ka justifikuar tërheqjen e miliarda lekëve nga bankat gjatë fushatës zgjedhore me konsumin në prag të verës. Në mbledhjen e Task-Forcës së datës 21 qershor, zv.kryeministrja Mandija i ka kërkuar Gjokutajt informacione për arsyet e tërheqjes masive të parasë nga bankat në muajin prill dhe maj, në kulmin e fushatës zgjedhore dhe nëse kjo lidhej me financimin e partive politike në zgjedhje.

“Jemi këtu për të thënë që ‘a ka indicie’, a ka dyshime që po tërhiqen para? Është shumë e thjeshtë, d.m.th., gjëja që këto para do të shkojnë për përdorim të subjekteve të ndryshme elektorale, apo jo? Kjo është pyetja”, i është drejtuar Mandija.

“Në 2017-n, unë shoh që përveç prillit, që ka një dalje disi më anormale, ka pasur në maj dhe në qershor përgjithësisht. Por prillin, jo domosdoshmërisht mund ta lidh të paktën me procesin zgjedhor. Përqendrimet janë të larta në maj dhe në qershor, dhe kryesisht qershori, që arrijnë të intensifikohen”, shprehet Gjokutaj.

Ai e lidh tërheqjen e parave nga bankat dhe me pagesat që ka bërë kompania TAP në Shqipëri për punimet që ka kryer muajt e fundit.

“Unë kam dëgjuar edhe variante, që zyrtarisht janë të ardhura që vijnë nga TAP-i, nga bilanci i pagesave. Konfirmohet edhe nga Banka e Shqipërisë që kemi edhe rritje të eksporteve, të shërbimeve, që kanë një prurje të valutës mbi normalen, pra kemi një ofertë të shtuar të valutës në treg dhe patjetër, që duke qenë se depozitat nuk janë më atraktive, investime alternative në vend nuk ka, kjo monedhë do të qarkullojë këtu, do të jetë në qarkullim”, i është përgjigjur drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, shqetësimit të paraqitur nga zv.kryeministrja Mandija.

DEPOZITAT
Për drejtorin e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, një arsye që në treg është rritur paraja, duke e nxjerrë atë nga bankat, janë edhe interesat e ulëta që japin bankat për depozitat. “Në 2013-n, normat e interesit kanë qenë diku te 5 përqindëshi, mesatarisht të themi, sot kemi normat e interesit, kur në lekë janë thuajse zero, në euro thuajse zero, alternativa për investime në bono thesari është në minimumet historike, 2 për qind gati. Njerëzit nuk kanë alternativa investimi, ku t’i mbajnë ato lekë, janë totalisht të justifikuar edhe t’i tërheqin, t’i mbajnë edhe cash, ose të gjejnë mënyra të tjera huadhënie dhe në këto raste është, madje shumë e debatueshme, sepse nxitet huadhënia informale. Megjithatë, kjo është përtej Task— Forcës”, është shprehur Gjokutaj.

Sipas tij, edhe nevoja e qytetarëve për të bërë pagesat në cash shton nxjerrjen e parave nga bankat. “Faktor që ka efekt të shpejtë janë edhe nevojat e shpejta imediate të individëve për para cash. Brenda vitit kemi periudhën e verës, shpenzimet për ushqime, periudhat e Vitit të Ri, Krishtlindjeve, shpenzimet e festave, njerëzit tentojnë të marrin cash. Dhe kjo parantezë ishte e gjitha për të dhënë faktin që edhe muaji maj, në historikun e vet, është një muaj, që perceptohet si muaj vere, pavarësisht se vera kalendarikisht fillon që në muajin qershor deri në korrik, por edhe muaji maj është muaji që futet në sezonin e verës”, ka raportuar Gjokutaj para Task-Forcës./Panorama.

 

 

 

Next Post
Një abetare nuk na mjafton!

Një abetare nuk na mjafton!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In