Kanë nisur përplasjet e para përsa i përket votimit që pritet të kryhet sot për shkarkimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Votimi do të kryhet përpara derës së zyrës së PD për shkak se çelësin e zyrës e ka marrë kryetari i emëruar Vesil Koçiu, i cili është nisur për të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Basha. Po ashtu edhe në Divjakë procesi i votimit nuk është lejuar të kryhet në selinë e PD dhe për pasojë, votimi do të kryhet në Pallatin e Kulturës.g.kosovari