• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i burgjeve kallëzon në prokurori dy ish-drejtorët: Favorizuan Shullazin dhe Lulzim Cakën

by Java News
26/08/2019 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre dy ish drejtorët e IEVP Lushnjë Judmir Shurdhi dhe IEVP ‘Jordan Misja’ shtetasi Maksim Hamiti.

Mësohet se shkak për këtë është bërë trajtimi në mënyrë preferencial që këta ata kanë ofruar ndaj disa të burgosurve të rrezikshëm.

Sipas materialit kallëzues që gazeta “TemA” disponon, thuhet se: “është verifikuar dhe konfirmuar që ish drejtuesit Hamiti dhe Shurdhi, në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi apo Lulzim Caka, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, – për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Në referencë të kërkesave ligjore të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre, por gjithsesi për të realizuar qëllimin e ligjit – vuajtjen e dënimit – dhe për të parandaluar çdo rrezik sigurie të burgosurit i nënshtrohen kufizimeve të përcaktuara dhe një protokolli të hekurt për çdo veprim që kryejnë – thuhet ndër të tjera në kallëzim.

“Diskriminimi pozitiv” ndaj të burgosurve të caktuar (të fortëve), nga ana e funksionarëve të caktuar në sistemin e burgjeve, është një fenomen që ndër vite është hasur jo rrallë që konsiston në trajtimin preferencial dhe futjen e sendeve të ndaluara. Kjo veprimtari kryhet në shkelje flagrante me ligjin dhe se kryesisht bëhet për shkaqe përfitimi të paligjshëm.

Në materialin kallëzues për ish drejtorin e Burgut Jordan Misja, arsyetohet se si Emiljano Shullazit i ishin krijuar privilegje duke organizuar takime në palestrën personale të tij me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre.

Referuar dokumentit, numri i takimeve me “miq” rezultonte përtej asaj që lejon rregullorja.

Gjithë kjo veprimtari është kryer në shkelje e madje edhe mashtrim të strukturave eprore, të cilave ju raportohej me shkrim se janë marrë masat që në referencë të ligjit 108/2018 të parandalohet komunikimi e ndërveprimi mes anëtarëve të bandave

Nga ana tjetër, në materialin kallëzues për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë” arsyetohet se si në shkelje brutale të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka.

Ndërkohë, kujtojmë se sipas ligjeve të vendit edhe gjyqtari, prokurori, OPGJ apo kushdo qoftë që ka detyrë takimin me të burgosur mundet ta bëjë atë veç në dhoma të posaçme brenda rrëgjimit të burgut dhe pas kontrollit rigoroz personal.

Për shkak të rrezikshmërisë së fortë të bandave, siç dihet në 2018 parlamenti miratoi ligjin 108/2018 sipas të cilit parashikohet edhe futja në rrëgjim të posaçëm (41 bis) të izolimit të plotë të të burgosurve të veçantë pikërisht për të parandaluar komunikimin e koordinimin me pjesën tjetër të organizatës kriminale brenda apo jashtë burgut; logjika e ligjit ka të bëjë me faktin se në rrëgjim normal burgu , kryebanditët edhe mund tia dalin të kordinojnë e ndërveprojnë me pjesën tjetër të bandës;

Sipas burimeve në Drejtorinë e përgjithshme të Burgjeve, verifikimi i përgjegjësive për shkeljet në këto dy raste do vijojnë edhe ndaj hallkave të tjera të sistemit të kontrollit në burgje.

Ndërkohë, më herët ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar se të gjithë drejtuesit e burgjeve po kalojnë në një “sitë” kontrolli, duke urdhëruar edhe shpalljen e thirrjes për pozicionin “Drejtor në IEVP”.

 

Mësohet se masat e shtuara në sistemin penitenciar në vend kanë krijuar pakënaqësi te të burgosurit “VIP” të cilët kërkojnë të mos i hiqen privilegjet që kanë pasur më parë duke nxitur edhe një sërë mekanizmash për të penguar proceset e nisura.  (Tema) /l.m

Next Post
Vëllezërit Kusi shpallen në kërkim ndërkombëtar, Gjykata i dënon për vrasjen e Indrit Çelajt

Vëllezërit Kusi shpallen në kërkim ndërkombëtar, Gjykata i dënon për vrasjen e Indrit Çelajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

July 17, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

July 17, 2026
Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In