• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i antikrimit në Greqi lëshon ‘bombën’: ‘Bosët’ shqiptare kontrollojnë trafikun e drogës në Europë

by Java News
17/10/2017 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Luftës Kundër Drogës në kryeqytetin grek ka folur hapur per median lokale duke deklaruar se shumica e trafikut të drogës zotërohet nga klane kriminale shqiptare.

“Në vendin tonë nuk ka kartele droge si në Meksikë, Kolumbi apo disa vende të tjera europiane. Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”, shprehet për zougla.gr, Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos.

“Ne jemi gjithnjë gati për bllokimin e këtyre grupeve”, vijon ai, përcjell Balkanweb.

“Me rëndësi të veçantë është fakti që grupet kriminale harxhojnë shumë para në teknologji. Konkretisht telefona celularë që vështirë tu gjurmohen bisedat, kode bashkëbisedimi por edhe kimista, janë disa nga armët e karteleve, për të kryer punën e tyre të sigurt. Krimi është gjithnjë një hap para”, shprehet Shefi i antidrogës.

Gjatë 3 viteve të fundit, 2014-2017, vetëm në Athinë janë sekuestruar 484 kg kokainë, 800 kg heroinë, 9 ton 900 kg marijuanë, 387 kg hashash dhe 12.950 rrënjë “cannabis sativa”. Natyrisht që sasitë e sekuestruara janë më të mëdha sepse operacione kryen dhe policia kufitare detare dhe krimi ekonomik.

Në Ballkan, shkruan zougla.gr, vendi kryesor i prodhimit të marijuanës është Shqipëria, e cila furnizon gjithë Europën ose nga kufijtë e saj veriorë ose përmes linjës Greqi-Itali. Sasi të mëdha droge vinë në Greqi përmes kufirit greko-shqiptar me destinacion Italinë përmes portit të Igumenicës apo Patrës.

“Lidhur me trafikimin e drogës, nga arrestimet e kryera, faktohet që dorë kanë organizatat shqiptare”, shprehet Panagiotopoulos.

“Gjithashtu një ishull ku kemi vërejtur ardhjen e sasive të drogës është Zakynthos”, thotë ai.

KOKAINA

“Nga të dhënat që kemi, Shqiptarët mbeten drejtues të trafikut të kokainës në Greqi. Pas tyre vijnë grekët, serbët dhe maqedonasit, kryesisht pranë kufirit”.

“Sasi të mëdha kokaine vijnë në Europë, përmes porteve të Roterdamit, Amversës dhe porteve të Italisë, Gjermanisë dhe Italisë.

HEROINA

“Edhe në trafikimin e heroinës, drejtues janë Shqiptarët”, thotë Shefi antidrogës. “Vijojnë grekët, maqedonasit dhe Bullgarët, ndërkohë që rol të rëndësishëm kanë dhe turqit./Bw

a.ç

Next Post
Ky është populli ku gratë lindin deri 65 vjeç dhe nuk i zë asnjë sëmundje

Ky është populli ku gratë lindin deri 65 vjeç dhe nuk i zë asnjë sëmundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com