• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i AMF raporton në Komision: U miratuan 27 akte nënligjore, vijon puna për përafrimin me legjislacionin e BE-së

by A. Q
12/10/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i AMF raporton në komision: Janë miratuar 27 akte nënligjore, vijon puna për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, raportoi në Kuvend mbi përmbushjen e detyrimeve ligjore për periudhën 2021–2025 dhe ecurinë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Xhemali bëri të ditur se AMF ka miratuar 27 akte nënligjore, nga të cilat 11 lidhen me sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit dhe 16 me fondet e pensionit privat.

Sipas saj, këto akte mbulojnë çështje si administrimi i dëmeve, Fondi i Kompensimit, licencimi, investimet, kërkesat për kapital dhe raportimi. Xhemali theksoi se për dy ligjet përkatëse nuk rezulton asnjë akt i pamiratuar dhe nuk janë konstatuar vonesa në përmbushjen e detyrimeve.

“Autoriteti ka përmbushur detyrimet e tij për miratimin e akteve nënligjore të parashikuara gjatë periudhës objekt të këtij kontrolli”, u shpreh ajo.

Një pjesë e rëndësishme e raportimit iu kushtua procesit të integrimit evropian. Në kuadër të Kapitullit 9, “Shërbimet financiare”, AMF po punon për përafrimin e legjislacionit në fusha të ndryshme, përfshirë tregjet e kripto-aseteve, sigurimet, pensionet private dhe tregjet e investimeve. Programi parashikon 15 akte ligjore, 12 akte nënligjore dhe një vendim të Këshillit të Ministrave.

“Si institucion në fushat përkatëse të Kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, Autoriteti është i angazhuar në një program përafrimi që parashikon 15 akte ligjore, 12 akte nënligjore dhe një vendim të Këshillit të Ministrave. Një pjesë e këtyre nismave kanë arritur në faza të avancuara të hartimit dhe miratimit”, tha ajo.

Xhemali tha se vijon puna për ligjin e ri për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, rimëkëmbjen e shoqërive të sigurimit, ndryshimet në ligjin për pensionet private dhe zhvillimin e kuadrit ligjor për tregjet e instrumenteve financiare dhe fondet e investimeve.

Ajo evidentoi gjithashtu miratimin e dy ligjeve në kuadër të Kapitullit 6, “E drejta e shoqërive tregtare”: ligjit për transparencën e emetuesve të titujve, më 23 korrik 2026, dhe ligjit për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike, më 24 shtator 2026.

Në përfundim, drejtuesja e AMF-së nënvizoi se objektivi i institucionit është zhvillimi i tregjeve financiare më transparente, konkurruese dhe të qëndrueshme, si dhe forcimi i mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve.

“Objektivi ynë është i qartë: tregjet financiare duhet të jenë jo vetëm më të zhvilluara dhe konkurruese, por edhe të qëndrueshme, transparente dhe të afta për t’iu përgjigjur rreziqeve të reja”, theksoi ajo.

Next Post
Merz shtyn telefonatën me Trump pas komenteve për fitoren e AFD-së -

“Marrëveshja SHBA-Rusi e paimagjinueshme për Evropën”- Merz kritikon Trump: Do vijojmë ta mbështesim Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com