• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kreu i AMF: Ligj i ri për sigurimet e mjeteve, konsumatori i ndershëm paguan më pak

by A R
26/09/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare premton se deri në vitin 2018 do të jetë miratuar një ligj i ri për sigurimin e mjeteve motorike. Drejtori i Autoritetit, Ervin Koçi, ka prezantuar disa pika të projektligjit, që sipas tij sjell për drejtuesit e mjeteve aplikimin e sistemit bonus – malus.

“Pa diskutim që bonus-malus do të jetë një objekt i rishikimit që të përshtatet më mirë me zhvillimet e tregut.

Është shumë e rëndësishme që sistemi bonus-malus do të ketë një ndikim shumë pozitiv tek konsumatori.

Konsumatori i ndershëm dhe i rregullt do të ketë një kosto më të ulët për pagesën e primit të sigurimit ndryshe nga ata të tjerët që krijojnë aksidente, bëjnë aksidente ku ne do mbajmë përgjegjësi duke paguar një prim më të lartë”, tha ai.

Mbetet për t’u shpresuar sa do të vihet në zbatim një gjë e tillë, pasi deri më sot qeveria nuk ka reaguar ndaj ankesave dhe akuzave se tregu i sigurimeve funksionon mbi parimin e oligopolit, me kompani që lëvizin tarifat në bllok.

Një tjetër problem është edhe borxhi që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve, që zënë fill që nga viti 2002.

“Kemi 9-10 milion euro. Ne tashmë po bëjmë edhe një inspektim tek byroja e cila administron të gjithë këtë proçes për të nxjerrë shifrën reale, por edhe përgjegjësitë konkrete.

Ky është krijuar që nga viti 2002 për shkak se edhe tregu i sigurimeve në ato vite ka qënë më i brishtë dhe kanë marrë përsipër përgjegjësitë në bashkëpunim me autoritetin që atashon këtë shumë në vitin 2018”, tha Koçi./a.m.

Next Post
Pse Greqia “dridhet” nga fitorja e Merkel

Pse Greqia "dridhet" nga fitorja e Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In