• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i Antimafias: Rritja e kërkesës për drogë nga italianët, shkak i prodhimit në Shqipëri

by A R
23/02/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, Franco Roberti ka zbritur në Tiranë për të dhënë sinjale të forta se kultivimi i hashashit duhet parandaluar me çdo kusht.

Në një intervistë për Top Channel, Roberti thotë se diçka u bë gabim pas ndërhyrjes në Lazarat. Ai nënvizon se kërkesa për lëndën narkotike vjen nga Italia, por edhe krimi shqiptar është gati.

Zyrtari i lartë shton se tashmë shqetësim është grumbullimi i parave të drogës, riciklimi i tyre dhe përdorimi për qëllime të tjera. Me kryeprokurorin italian bisedoi gazetari Sokol Balla.

Sokol Balla: Zoti prokuror, cili është qëllimi i vizitës tuaj kësaj radhe në Shqipëri?

Franco Roberti: Kemi konstatuar që vitet e fundit trafiqet mes Italisë dhe Shqipërisë janë shumëfishuar, janë rritur në mënyrë eksponenciale. Atëherë donim të kuptonim me kolegët shqiptarë shkaqet e kësaj rritjeje eksponenciale të trafiqeve të drogërave, veçanërisht të marjiuanës dhe në vazhdimësi të kuptonim se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë për të luftuar këtë fenomen.

Sokol Balla: Pyetja ime e dytë është e dyfishtë, a arritët të kuptonit cila është arsyeja dhe çfarë do të bëjnë dy prokuroritë për këtë?

Franco Roberti: Shkaqet janë të shumta, mbi të gjitha rritja e kërkesës së drogës nga ana e Italisë drejt Shqipërisë, që ndjek një vlerësim ekonomik të krimit të organizuar italian, i cili gjykon se është më e leverdisshme nga ana ekonomike që, në vend që t’i kultivosh në Itali plantacionet e marjiuanës ose në disa vende të tjera kultivuese siç mund të jenë vendet e Afrikës së Veriut, vlerëson se është më e leverdisshme t’i drejtohesh Shqipërisë.

Natyrisht, kësaj kërkese italiane për shërbime kriminale i ka korresponduar një rritje e ofertës nga ana e kriminalitetit shqiptar, atëherë është krijuar kjo lidhje perverse, që duhet përballuar, përmbajtur dhe luftuar në mënyrë efikase. Për të bërë këtë kemi verifikuar që rruga më e mirë është mbi të gjitha ajo e skuadrave hetimore të përbashkëta.

Por natyrisht, është edhe pjesa e korrupsionit. Lufta ndaj korrupsionit është një luftë ndaj krimit të organizuar, sepse krimi i organizuar përdor korrupsionin, si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, për t’u infiltruar në institucione, në forcat rendit, forcat e policisë dhe deri në gjykata në disa raste.

Sokol Balla: Një pyetje e fundit mbi çështjen e drogërave të lehta. Le të themi, të trafiqeve të tyre të jashtëligjshme. Italia ka insistuar që nga vitet 2004-2005 në eliminin e problemit të Lazaratit, atij fshatit në jug të Shqipërisë ku prodhohej në sasi të mëdha hahashi e marijuana. Më pas, le të themi, çështja u zgjidh nga qeveria shqiptare. Megjithatë, kemi patur këtë shumëfishim të prodhimit të marijuanës. Atëherë ka diçka që nuk është bërë në mënyrën e duhur më pas, për të adminsitruar periudhën pas Lazaratit?

Franco Roberti: Me shumë mundësi duhej bërë më shumë dhe më mirë, për t’i dhënë vazhdimësi kësaj nisme pozitive të shkatërrimit të plantacioneve si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri. Në Itali është bërë, është bërë sot nga kolegu Nicola Gratteri, kryeprokurori i Katanzaros që bën hetimet mbi territoret, mbi plantacionet, edhe me përdorimin e dronëve për të identifikuar vendet e kultivimit të marijuanës dhe hashashit. Domethënë, në vazhdimësi prishen këto plantacione. E njëjta gjë duhet bërë edhe këtu në Shqipëri dhe le të themi se indikacioni është ky, të zbulohen plantacionet dhe t’i shkatërrosh.

Next Post
Patozi për rikonstruksionin e M. Brendshme: Ka ministri por nuk ka rend

Patozi ndryshe nga Basha: Edhe nëse pranohet, votimi elektronik nuk është garanci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

November 10, 2026
“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

November 10, 2026
“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In