• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i Antikrimit: Masakra me pronat e shtetit si në Rrogozhinë dhe në zona të tjera, do sekuestrohen!

by Java News
21/02/2018 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Antikrimit Ekonomik, Lutfi Minxhozi jep detaje të reja sa i takon arratisjes së biznesmenit nga Kavaja Idlir Karkini pas nisjes së procedimit ndaj tij për tjetërsimin e pronave shtetërore në toka private në bregdetin e Spillesë përmes dokumenteve të falsifikuara. I ftuar në studion e Report Tv, Minxhozi tha se biznesmeni është larguar nga Shqipëria në momentin kur dosja hetimore në ngarkim të personave të përfshirë në aferën e pronave, mbërriti nga Prokuroa në Gjykatë.

“Ai ka lëvizur ditët kur po i kërkonim Prokurorisë që të dërgonte masat në Gjykatë. Ka një dyshim për rrjedhje të këtij informacioni që ka ndodhur jo vetëm me zotërinë, por edhe me një tjetër, ku të dy janë larguar”, u shpreh Minxhozi, i cili sqaroi se pronat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit. “Pronat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit. Pritet të ndërhyjë edhe Avokati i Shtetit për t’ia kthyer shtetit. Ky fenomen është i shtrirë edhe në zona të tjera bregdetare”, tha ai.

Minxhozi theksoi gjithashtu se është kërkuar masë arresti me burg edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Beqir Nuredini, të cilin Gjykata e la në detyrim paraqitje si dhe i bllokoi pasaportën. “Kemi kërkuar masë arresti edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini. E kam lexuar reagimin e tij se është i gatshëm për t’u hetuar, por nuk mund t’i falet kryetarit të bashkisë që të kryhet gjithë ky proces dhe të jetë i pafajshëm“.

Si u tjetërsuan pronat shtetërore në Spille
“Është një abuzim shumë i madh, jo vetëm në këtë territor por edhe në zona të tjera bregdetare. Sjell në vëmendje operacionin “Ranishtja” në Kavajë, në Durrës në zonën e Ishmit, ku janë përfituar toka në bregdet me dokumente të falsifikuara. Janë ish-kryetarë komunash, juristë, punonjës të hipotekave, ALUIZNI-t, bashkive të përfshirë. Po hetohen edhe për pastrim parash.

Tokat janë paraqitur sikur janë ndarë me ligjin 7501, duke e ndarë tokën te banorë të zonës të cilët nuk janë në dijeni për këtë, një pjese u janë marrë kartat e identitetit dhe përpara noterëve janë paraqitur sikur këto toka i kanë shitur. Por ata kanë bërë gafa, sepse kanë vendosur vula të kësaj periudhe për vitet 1994-1995, kur është ndarë prona sipas ligjit 7501″.

 

Next Post
Të rinjtë braktisin Shqipërinë, 80 % e azil-kërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

Azilkërkuesit, Franca me 'dorë të hekurt': 3750 € gjobë emigrantëve ilegalë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In