Emigrantet e komunitetit shqiptar në Chania dhanë kontributin e tyre për të rindërtuar urën Keritis në Alikianos, e shembur ditën e hënë nga ujërat e rrëmbyera të lumit të fryrë nga moti i keq. Lajmi bëhet i ditur në mediat greke.
Propozimi i tyre, i cili u dërgua me shkrim në Bashkinë e Platanias njëherësh edhe ne rajonin e Kretës, ishte për pjesëmarrjen e tyre tek punimet e urës së Kretës me qëllim restaurimim e saj, në mënyrë që të jetë sa më shpejt në funksion të banorëve të zonës.
/a.meta