• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreshnik Spahiu

by Edison Ypi
19/03/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ka dy lloj kreshnikësh: Kreshnikë të rremë, dhe kreshnikë të vërtetë.
Kreshnikët e rrejshëm janë Muji dhe Halili që rrokullisin shkëmbinj dhe dashurohen me zana. Gjergj Elez Alia që bën luftra dhe mban fjalën e dhënë, respekton Besën. Skënderbeu i lavdishëm që luftoi për të luftuar, por sapo vdiq, Shqipërinë e kullufiti turku e mbajti qindra vjet. Partizanët tanë trima heroizmat e të cilëve nuk kanë ndodhur veçse nëpër libra, filma, lapidare, pllaka përkujtimore. Kurvi gjakatar, i çmendur, kriminal, delirant, është edhe ai një lloj kreshniku që vrau e preu edhe shokët e vet. Azem Hajdari gjithashtu, ai hajdut, gangster, trafikant, me nam. Padyshim dhe Sali Kulla, lideri historik rrenacak dhe llafazan, dinaku që, për me ndërtu grataçiela për veten e vet, shkatërroi Partinë Demokratike. E plot e plot të tjerë. Veç për kreshnikë të rrejshëm s’ka vujt kurrë Shqipëria.
Kreshnikët e rrejshëm janë, pra, monstra, përbindësha, që mbushin me bosh mendjet e lehta, u plotsojnë pritshmëritë imagjinare, i hutojnë me prralla, urinë për heroizma ja heqin me thertira gazetareske, etjen për ujë të freskët ja shuajnë me uthull propagandistike.
Kreshniku i vërtetë nuk është i tillë.
Kreshniku i vërtetë është tjetër gjë.
Kreshniku i vërtetë është i rrallë.
Kreshnik i vërtetë në Shqipëri është 1: Kreshnik Spahiu.
Kreshnik Spahiu nuk thotë asgjë dhe nuk bën asgjë që të duket më interesanti, më i squti, më i shkathti.
E vetmja gjë për të cilën interesohet Kreshnik Spahiu, është të kryejë si duhet, sa më mirë, sa më bindshëm, sa më ndershëm, punën e vet, atë që ushtron sot, analist politik.
Kreshnik Spahiu nuk sajon me llafe stuhi në gotë, si bëjnë banakierët e shitur. As nuk konsultohet me llumin e kafesë, sferën e kristatë, apo llampën e Aladinit.
Kreshnik Spahiu nuk bën gjeste të sforcuara, ngërdheshje të pahijshme, si bëjnë legenat nëpër televizione. Nuk qesh as nuk mërrylet me fjalët e veta. Thjesht flet. Nuk i duhen, nuk i vlejnë të tilla marifete. Rendimentin, efikasitetin e retorikës, bindjen e publikut, besueshmërinë, Kreshnik Spahiu e kërkon, e gjen, e realizon, tek qëndrimi i paanshëm, arsyeja e fortë, argumentimi bindës, përmes fjalës së zgjedhur, të saktë, të qartë, të rrjedhëshme, të bukur, të thurur fuqishëm.
Kreshik Spahiu nuk është ndonjë supermen.
Për shkak të rrethanave ose forcave madhore, Kreshnik Spahiu, ndonjëherë edhe humb. Dëshpërohet por nuk tërhiqet, as nuk ankohet.
Kreshnik Spahiu ska asnjë lidhje me seancat televizive masturbative të paguara kacafiu me pare të vjedhura.
Kreshnik Spahiu nuk i bie anës e anës, por vetëm mespërmes.
Kreshnik Spahiu, për të cilin, debati televiziv nuk është lojë por pjesë nga më serjozet e jetës publike, nuk qurravitet me askend. Ai, edhe demokratin e krisur të foltoreve dhe mbledhjeve, edhe komunistin e qelbët të krimeve staliniste, edhe mbretërorin e çorientuar nga disfatat, edhe ballstin e lodhur nëpër burgje dhe internime, i fton në duel.
Për Kreshnik Spahiun nuk ka ky është i nënës, ai është i babës. Për Kreshnik Spahiun, të gjithë që mbathin këpucë, janë njësoj.
Kreshnik Spahiu është i suksesshëm sepse, nuk flet për punë që s’ua ka haberin por për punë që i ka bërë, nuk merret me çartallosje verbale çorroditëse por për problematika që i njeh, është marrë me to.
Retorika e Kreshnik Spahiut nuk është kurrë e vakët, e squllur, e lodhur, e ngordhur, por gjithmonë erruptive, gjithmonë e zjarrtë, gjithmonë përvëluese.
Vendet për të cilat Kreshnik Spahiu flet dhe argumenton nuk janë pjella të imagjinatave të sëmura të atyre që gromësijnë para kompjuterave, por vende reale që Kreshnik Spahiu i ka shkelur dhe ua di mirë cenet dhe problemet.
Kreshnik Spahiu nuk sajon, nuk shpik, nuk trillon, asgjë. Gjithçka e merr nga realiteti. Ato që janë. Atje ku janë. Atje ku ndodhin. Të buta apo të ashpra, të ëmbëla apo të hidhura, qofshin. Atje ku polici ruan rendin. Ku fermeri ngul plugun. Ku çobani kullot bagëtinë duke i rënë fyellit. Ku burokrati i dhjamosur thur dallaveren. Prokurori lodh dhe sëmur viktimën. Gjykatësi “vërtit sherihanë”.
Kreshnik Spahiu nuk ka hije, nuanca, ojna, bojna.
Kreshnik Spahiu ka dy ngjyra. Asnjëra me hile. Të dyja të rrepta. Të dyja të egra: Të kuqen e pafundme të gjakut të sakrificës, dhe të zezën e kufizuar të fatkeqësisë me dy koka.
Të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu – le të mos e besojnë faqezinjtë – do ja kishim kalu Zvicrës.

Next Post
“Luftoja për mbijetesë, por u bëra miliarder!” Historia e burrit që ktheu në realitet “ëndrrën amerikane”

“Luftoja për mbijetesë, por u bëra miliarder!” Historia e burrit që ktheu në realitet “ëndrrën amerikane”

Comments 2

  1. Stilian Avramis says:
    12 months ago

    Dakort me të gjitha sa thua. Pikë e presje nuku të heqëm.
    Vetëm një pietje kem.
    A është penderast femër, Kreshnik Spahiu ? Në modelin e Gazmenda Bardhoshes ?
    Vetëm kaq.
    Na thuaj Ypo.
    Po ose jo.

    Reply
  2. Desmona Kallujeri says:
    12 months ago

    Bën ca kërcime pindarike mo Ypo, me këtë Spajinë, si puna e Erlë Mëhillajt, këtej besnike e Sali Berishes, këtej kushërirë e Edi Ramës.
    Një dorë në bakllava, një dorë në revani.

    Reply

Leave a Reply to Desmona Kallujeri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

March 9, 2026

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së

March 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Do ndërtojmë rreth 530 km hekurudhë”, Rama: Balluku bëri ndryshime epokale në infrastrukturë

March 9, 2026
“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

March 9, 2026
“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In