• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…

by S T
09/12/2024 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot gjysma e shqiptarëve lumturohen kur sekuestrohet ndonjë telefon i vjehrrës Ilir Metës, gruas Erion Velisë, apo sendet private të partneres Arben Ahmetaj.

Aq shumë kënaqen turmat sa sekuestrimet dhe arrestimet bëhen live me kamera.

Urrejtja popullore kundër politikanëve është pjesërisht e drejtë por edhe pak e çuditshme sepse ky popull i voton në zgjedhje.

Por sa ligjore dhe kushtetuese janë këto veprime procedurale dhe a po krijon drejtësia një standard mbi një praktikë unike penale?

Fatkeqësisht drejtësia shqiptare po joshet nga etja popullore për pranga dhe sekuestro duke mbajtur dy standarde të pabarabarta në hetimet për korrupsion:

– sekuestrohen telefonat e politikanëve për korrupsion pasiv por jo të biznesmenëve që kanë kryer korrupsion aktiv

– sekuestrohen telefonat jo mbi parimin ndiq paranë, por mbi parimin ndiq politikanët.

– sekuestrohen telefona jo në flagrancë por pas pilafit.

– sekuestrimi i telefonit Ajola Xoxes pas një viti ishte totalisht farsë mediatike sepse njoftimi për sekuestro kishte disa muaj kishte dalë dhe ajo po të donte kishte boll kohë ta ndrronte telefonin ose hidhte në Lumin e Lanës.

– Sekuestro u bë nga i njëjti prokuror që Sali Berisha i bëri presion anti-ligjor për çështjen “Çurbja”.

– Sekuestro e gruas Erion Velisë u vonua 1 vit dhe u krye 1 ditë pasi Berisha akuzoi prokurorin për një çështje që u përgënjeshtrua nga SPAK. A ishte rastësi?

– Sekuestro e telefonit nga drejtësia deri më sot është bërë selektive sepse për të njëjtat akuza por për subjekte ndryshme, prokuroria ka mbajt qëndrime të ndryshme.

– Për dosjet e Berishës nuk janë sekuestruar telefonat, ndërsa për çështjet e Monikës janë sekuestruar.

– Për dosjet e Beqes dhe biznesit të gruas nuk u sekuestruan telefonat, për gruan e Erion Velisë u sekuestruan.

– Për Liri Berishën nuk u sekuestruan telefonat për fondacionin, ndërsa telefoni vjerrës Metës u sekuestrua çuditërisht edhe për lekët e xhenazes burrit.

Ne s’duhet mbrojmë gratë, nënat apo vjehrrat e politikanëve që ju sekuestruan celularët dhe s’duhet akuzojmë ato gra që nuk ju morën telefonat, por një gjë është e sigurt: Ky nuk është i njëjti standard, i mjeteve procedurale për gjetjen e provave.

Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe nuk duhen trajtuar me dy standarde sepse këto kanë efekt të shkurtër mediatik por janë gabim juridik.

Drejtësia s’duhet të përdor masat e arrestit apo sekuestrimet për efekte gazetarie me kamera live në orën dhe vendit ku do merret celulari.

Nëse doni të pastroni politikën sekuestroni 10 telefonat e oligarkve shqiptar dhe jo grave apo vjehrrave të politikanëve.

Ndiqni origjinën e lekëve dhe “lavatriçet” sepse aty do gjeni prova.

90% e politikanë e i kryejnë aferat pa përfshirë familjarët e tyre madje disa nuk i pjerdhin fare gratë e tyre.

Hapni celularët e biznesmenëve që fitojnë tenderë 30 vjet njësoj me Ramën-Berishën-Metën sepse do gjeni brenda qindra politikanë apo zyrtarë aksionerë dhe financues të tyre.

Në fund drejtësia la në burg Safet Gjicin që bëri seks 34 sekonda me një fundërrinë dhe liron Berishën që palloi 34 vjet Shqipërinë.

Nga telefoni Ajolës apo Fatimes nuk do shkatërrohet mafia politike, por thjesht do mbushen panelet mediatike.

/S.T

Next Post
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Pak Sali, pak Assad

TË FUNDIT

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

October 22, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

October 22, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

October 22, 2026
Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

October 22, 2026
Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

October 22, 2026
Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

October 22, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

October 22, 2026
Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

October 22, 2026
“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

October 22, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In