• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krerët e rinj të PS/ Rama batuta me Gjiknurin e kandidaten e Elbasanit: Ermira s’bëhet dot baba i partisë Damian

by Java News
11/06/2022 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Elbasan në takimin për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Teksa sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri tha se kryetari i Partisë duhet të jetë babai i asaj shtëpie, ku të gjithë socialistët do të trokasin, Rama i kujtoi se një nga kandidatët për kreun e PS Elbasan është grua dhe se nuk mund të bëhet dot baba i partisë, por kryetare e saj.

“Ky proces synon t’i japë një shtysë të re drejtimit të PS-së në të gjithë territorin, i cili synon që të ripërtërijë dhe njëherë siç kemi bërë dhe në të shkuarën, por me një mekanizëm të ri, strukturën e PS-së në tërësi, i cili synon t’i hapë rrugë më pas procesit të përzgjedhjes së kryetarëve të partisë në të gjitha njësitë bashkiake në të njëjtën mënyrë, por edhe me ndihmën dhe me koordinimin së bashku me kryetarët e partisë që do të zgjidhen në çdo bashki. Dua të bëj vetëm një plotësim pas asaj që tha sekretari i përgjithshëm, i cili foli për kryetarin e partisë si një baba.

Kur ai foli për një baba, unë po shikoja Ermirën që është aty kandidate dhe mendoj që ka nevojë të sqarohet kjo sepse ne kemi në këtë proces vajza dhe djem, gra dhe burra dhe jo vetëm kaq, por kemi rënë dakord në kryesinë e partisë socialiste që kudo ku ne kemi kandidatë cilësorë dhe që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në drejtim të partisë që janë dhe burrë dhe grua, dhe vajzë dhe djalë, atëherë në do kemi bashkëdrejtim të partisë siç kemi bërë në nivelin e organizatave dhe mua më vjen keq që bashkëdrejtimi i partisë në nivelin e organizatave ende është i paplotësuar në një pjesë jo të vogël të organizatave si një bashkëdrejtim në barazi gjinore. Aty ku kjo ka ndodhur, ne kemi parë që rezultatet kanë qenë domethënëse”.

“Pra, Ermira nuk bëhet dot baba i partisë Damian, por patjetër që në rast se paraqitja e saj do të jetë e duhura për anëtarët e partisë dhe për komisionin, ajo do të jetë kryetare e partisë. Por në rast se edhe Ermira dhe një nga shokët që janë aty do të përformojnë në mënyrë bindëse, atëherë dhe në Elbasan në bazë të propozimit të komisionit ne do të kemi bashkëdrejtim të PS-së. Kjo për një sqarim. Ne promovojmë në të gjitha nivelet barazi gjinore. Ia kemi parë hajrin sepse sa më shumë gra dhe vajza janë përfshirë aq më mirë kanë shkuar punët e partisë. Për këtë arsye është e rëndësishme që të mos e harrojmë asnjëherë dhe mos ta quajmë kryetarin e partisë gjithmonë një figurë detyrimisht figurë babe”, tha Rama./m.j

Next Post
“Më kapi nga flokët se s’dola të mjel lopën”/ Gruaja denoncon burrin, por lutet: Aman mos e arrestoni

"Më kapi nga flokët se s'dola të mjel lopën"/ Gruaja denoncon burrin, por lutet: Aman mos e arrestoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In