• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krenare që jam shqiptare”/ Dua Lipa i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një Kopsht”, Veliaj: Dhuratë për 300 fëmijë

by Java News
23/07/2021 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopësht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Menjëherë pas pritjes në zyrën e kreut të Bashkisë, Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për rindërtimin e tij, pas të cilës do të nisë edhe projekti i këngëtares për transformimin edhe të këtij kopshti në një kopsht me standarde europiane.

“Kemi zgjedhur një kopësht që është m’u në zemër të Tiranës, i cili do të mirëpresë 300 fëmijë. Shpresoj që ata të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty, sepse unë besoj se kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë! Nuk mjafton të jesh vetëm artist i mirë, – ne kemi parë plot artistë të mirë, – por duhet të jesh edhe njeri i mirë dhe Dua është një njeri i mirë dhe sot ka adoptuar këtë kopësht, të cilën do ta quajmë kopshti dhe çerdhja “Sunny Hill”, si fondacioni i saj.

Po ashtu, kemi edhe dy miqtë e tjerë me origjinë nga Shqipëria, Kujtimi dhe Arbeni, të cilët kur ra tërmeti, me kërkesën e Duas, dizenjuan një bluzë të cilën njerëzit e blenë në internet, në shenjë solidariteti dhe më atë fond ne do të bëjmë mobilimin, lodrat, kuzhinën dhe pjesën artistike të kopshtit, për t’u ngritur më të fortë se ç’ishim kur u rrëzuam nga tërmeti,” u shpreh Veliaj.

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare.

“Më së pari, ju lumshin duart për gjithë punën që keni bërë! Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar,” u shpreh ndër të tjera Dua.

Kopshti i ri i rindërtuar pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës. “Në 15 shtator ne do jemi gati që t’i japim Tiranës një super kopësht,” u shpreh Veliaj.

/m.j

Next Post
INTERVISTA(III)/ Rrëfimi i Fatmir Xhafajt: Profili i plotë i vëllait tim dhe të vërtetat rreth akuzave për të

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In