• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krenar që kohët e fundit po ndodhin zhvillime të mëdha

by Luigi Soreca
13/02/2019 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luigi Soreca

Në qershor të vitit 2018, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të nisë rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në qershor 2019.

Shtetet anëtare theksuan nevojën kritike për të dhënë rezultate të mëtejshme konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Në këtë drejtim, rezultatet e paraqitura sot janë mbresëlënëse. Ato konfirmojnë dhe amplifikojnë trendin e vërejtur vitin e kaluar në reduktimin drastik të kultivimit në natyrë të kanabisit në Shqipëri. Ato, gjithashtu, tregojnë një reduktim të ndjeshëm të kanabisit të kapur nga Italia si vend fqinj.

Dëshiroj të përgëzoj forcat e policisë shqiptare dhe italiane për këto rezultate shumë të rëndësishme. Ministria e Brendshme, prokuroritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit kanë treguar të gjithë punë të përkushtuar dhe partneritet në këtë luftë.

Në vitin 2018, Bashkimi Evropian vendosi të bashkohet me autoritetet italiane dhe shqiptare për të siguruar fonde shtesë për fushatën monitoruese ajrore. Kjo ka çuar në një numër të paprecedent misionesh, orësh fluturimi dhe territori të mbuluar, në sajë të projektit SANCAS.

Por SANCAS nuk ka të bëjë vetëm me mbikëqyrjen ajrore. Ai ndihmon për përmirësimin e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave dhe ngritjen e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me vendet fqinje. Nëse rezultatet e sotme tregojnë një gjë, ajo është pikërisht rëndësia e këtij bashkëpunimi.

Logjika e reagimit më të mirë ndaj krimit të organizuar është shumë e qartë: rrjetet kriminale transnacionale duhet të sulmohen bashkërisht. Në këtë sallë, tetorin e kaluar, BE-ja, Shtetet e saj Anëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për ta bërë këtë gjatë Forumit Ministror për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme.

Sot është dita e mbajtjes së atij premtimi. Bashkimi i burimeve i ndihmon institucionet e zbatimit të ligjit për t’u bërë më efikasë.

Gjatë ditëve të fundit kemi parë një shembull të shkëlqyer të rëndësisë së këtij bashkëpunimi. Operacionet e suksesshme të përbashkëta të policisë kanë goditur katër grupe kriminale në Shqipëri dhe Itali, duke arrestuar deri tani 27 vetë në disa qytete. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ngritjen e Ekipeve të Përbashkëta Hetimore.

Krimi i organizuar transnacional është një kërcënim për sigurinë tonë. Ai pengon zhvillimin shoqëror, ekonomik, politik dhe kulturor të shoqërive tona. Ai nuk njeh kufij dhe nuk ka skrupuj.

Unë jam krenar që kohët e fundit po ndodhin zhvillime të mëdha për ta ndryshuar këtë. Hap pas hapi, kultura institucionale dhe kuadri ligjor po ndryshohen për të lehtësuar bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Dhe më lejoni të këmbëngul që Shqipëria është në ballë të këtij ndryshimi. Unë nuk dyshoj se rritja e bashkëpunimit me agjencitë e specializuara të BE-së (EUROPOL, EUROJUST, Frontex dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga) do të sjellin rezultate më pozitive në javët dhe muajt e ardhshëm.

Në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, ne kemi parë operacione të suksesshme policore që shënjestrojnë grupe kriminale të organizuara. Ne gjithashtu po shohim më shumë vendosmëri në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale. Të ndjekësh paratë është thelbësore për të shkatërruar krimin e organizuar. Sekuestrimet duhet të ndiqen nga vendime përfundimtare për konfiskimin e pasurive kriminale.

Askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht nga emri, funksioni apo pasuria e tyre. Por kultura e imunitetit dhe mbrojtjes që ka mbizotëruar për një kohë shumë të gjatë gjithashtu po ndryshon – kryesisht falë reformës në drejtësi dhe krijimit të institucioneve të pavarura dhe profesionale të gjyqësorit dhe prokurorisë.

Rezultatet e sotme në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit natyrisht që do të duhet të mbështeten në muajt dhe vitet e ardhshme. Drogat mbeten një kërcënim vazhdimisht në zhvillim, me shumë fytyra, për shoqëritë tona dhe ne e dimë se rrjetet shpesh janë poli-kriminale dhe dinamike. Delokalizimi i kultivimit dhe diversifikimit të drogave, duke përfshirë kokainën, të kontrabanduara nga krimi i organizuar janë sfidat e reja.

BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë për të luftuar trafikimin e drogave dhe për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik në komunitetet e prekura. Një kontribut shumë i rëndësishëm fillon këtë vit, me një total prej gati 20 milionë eurosh. Programi i ri do të përmirësojë kapacitetet e Policisë së Shtetit Shqiptar, Prokurorisë së Përgjithshme dhe agjencive përkatëse. Ne, gjithashtu, do të shënjestrojmë disa nga shkaqet rrënjësore të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit duke u fokusuar tek arsimi, shëndeti dhe mjetet alternative të jetesës.

Për ta përmbyllur, më lejoni të shpreh sërish në emër të Bashkimit Evropian urimet për të gjithë ata që janë të përfshirë në arritjen e këtyre rezultateve: Policia e Shtetit Shqiptar, prokuroritë shqiptare, Guardia di Finanza, Policia e Shtetit Italian, si dhe projekti SANCAS i financuar nga BE-ja.

Ngjitja në avionin “Piaggio P. 166” shtatorin e kaluar ishte një nga gjërat e para që bëra pasi mbërrita në Shqipëri si Ambasador i BE-së. Unë vetëm mund të dëshmoj për profesionalizmin dhe angazhimin e ekipit dhe dëshiroj t’i falënderoj ata personalisht.

Drogat janë një nga kërcënimet më të vjetra dhe vazhdimisht në evoluim për shoqëritë tona dhe për të rinjtë tanë. Në Shqipëri, ato shkatërrojnë jetë, ndërsa i mundësojnë krimit të organizuar të nxjerrë fitime të mëdha, imorale, si dhe të njollosë reputacionin e vendit tuaj.

Ndonjëherë është gjë e rrallë të mund të gëzohesh në këtë fushë pune. Sot është një nga ato ditë.

Shumë faleminderit!

*Fjalimi i Ambasadorit Luigi Soreca, prezantimi i progresit të arritur në luftën kundër kanabisit në vitin 2018

Next Post
Grida Duma flet për dhunën seksuale dhe skandalin e policit: Vendi ka nevojë për monitorim dhe veprim

Grida Duma flet për dhunën seksuale dhe skandalin e policit: Vendi ka nevojë për monitorim dhe veprim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In