• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit, Prodani: Votuan 20 persona anonimë, nuk kishin lidhje me sportin!

by
24/01/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Dukës, Alimehmeti sipas FSHF u zgjodh me 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.

Sakaq, Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe akuzoi Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar Krenar Alimehmetin dhe imponuar qëndrimin e tij.

“Nga 41 anëtarë, sot ishin 67 që do votonin. Kishte njerëz në sallë që nuk kishin lidhje me sportin. Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës nuk mund të organizohen nga FSHF”, tha Prodani.

Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht. Në këtë mënyrë, rëndohen akuzat në Prokurori për Dukën, i cili përveç akuzës për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, duhet të përballet edhe me akuzën penale të falsifikimit të emrave të delegatëve. Ndërkaq, FSHF kishte bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve të Tiranës, ndërsa më herët ‘blindoi’ ambientet duke mos lejuar praninë e mediave.

Sot Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Armando Dukën lidhur me një sërë akuzash që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim detyre dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në total janë 41 anëtarë ndërkohë që FSHF ka kontaktuar policë privat për procesin zgjedhor, ndërsa jashtë godinës së FSHF ka edhe policë të shtetit.

E gjitha kjo është një skemë e “mbretërimit” të një personi të vetëm, skemë e cila është kritikuar edhe nga UEFA, e cila i orientoi të gjitha federatat europiane që në ndryshimet statusore të përfshinin edhe pikën e kufizimit të mandateve.

UEFA dhe FIFA dhanë shembullin të parat, duke miratuar kufizimet me dy mandate, plus një mandat të tretë si afat maksimal në rangjet drejtuese. Si objektiv primar ishte korrigjimi i gabimeve të së kaluarës! Në Shqipëri ky sugjerim nuk u përfshi në statutin e ri, të ndryshuar në dhjetorin e vitit 2020.

Krejt ndryshe ndodhi në Poloni. Pas tetë viteve shumë të suksesshme, presidenti Zbignieë Boniek u largua, pas vendimit të qeverisë se krerët e federatave nuk duhet të qëndrojnë në detyrë më tepër se 8 vjet. Ish-futbollisti i famshëm i Juventus-it dhe Romës tashmë mban postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

Një tjetër emër i madh i futbollit, si Davor Šuker, u largua pas 9 vjetësh nga drejtimi i Federatës kroate. Te fqinjët e Maqedonisë së Veriut gjatë 20 viteve të fundit janë ndryshuar të paktën tri herë presidentët e Federatës. Aktualisht, drejtues është një shqiptar, Muamed Sejdini, i cilësuar si një prej drejtuesve më të suksesshëm në historinë e këtij institucioni.

Këto zgjedhje vijnë në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka kërkuar një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe i ka kërkuar ambasadave të huaja në vendin tonë që t’i bllokojnë vizës kreun e FSHF-së, Armand Duka. Dosja është përgatitur nga bashkia e Tiranës në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, ndërsa do dorëzohet ndër të tjera edhe tek FBI, që hetoi dhe rrëzoi krerët e FIFA-s dhe UEFA-s të zhytur në korrupsion. Nga ana tjetër, FSHF-ja ka akuzuar Bashkinë se po ndërhyn në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Tiranës, sipas së cilëve po favorizojnë kandidatin Eduart Prodani.

/b.h

Next Post
“Demokratët janë të paqartë”/ Basha sërish debate me Nokën: Nuk dal t’i hedh benzinë zjarrit

PD me një kandidat të përbashkët në Durrës? Reagon Flamur Noka: Asnjë negociatë me Lulzim Bravën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In