• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kremtimi i veçantë polak /Ambasada feston Ditën e Pavarësisë dhe Kushtetutën në Farkë!

by Java News
04/05/2020 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet e pandemisë Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë kremton Festën Kombëtare, Ditën e Kushtetutës së 3 Majit, pranë liqenit të Farkës, pikërisht atje ku dy vjet më parë,  më 4 maj 2018, me pjesëmarrje të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Zotit Ilir Meta,  inauguroi „Parkun Polonia” që numëron simbolikisht 100 lisa në 100 vjetorin e rifitimit të Pavarësisë së Polonisë.

Ditën e sotme Ambasadori Karol Bachura, në shoqërinë e përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, zbuloi pllakën në mermer „Parku Polonia”, të cilën e bekoi famullitari i kishës Shën Gjon Pali II në Bathore, atë Andrzej Michoń.

„Në rrethana  normale do ta kishim festuar këtë ditë me miq të shumtë. Për shkak të pandemisë dhe ndalimit të grumbullimeve e kemi të pamundur organizimin e pritjes tradicionale, të ndonjë koncerti apo ekspozite. Festa Kombëtare gjithsesi na obligon ta kujtojmë këtë ditë, qoftë edhe simbolikisht me pak njerëz. Prandaj 229 vjetorin e hartimit në Poloni të Kushtetutës së 3 Majit- të parit ligj themeltar në Evropë dhe të dytit në botë- e kremtojmë pikërisht këtu  në Farkë.  Dita e Kushtetutës është festë e demokracisë, sepse çdo ligj themeltar përbën mushkërinë e demokracisë- shprehet me këtë rast Ambasadori Bachura.

Ambasada polake në Tiranë dy vite më parë iu bashkua aktivisht aksionit  të Bashkisë së kryeqytetit për mbjelljen e pemëve.  Pas dy vjetësh nga mbjellja pothuaj të gjithë lisat mbahen shumë mirë. Çdo pemë, përfshirë edhe lisat e “Parkut Polonia”, është respirator natyral që pastron ajrin që e kemi kaq të domosdoshëm për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës polake në Tiranë.

Referuar më tej ecurisë së luftës me COVID-19 në Shqipëri, Ambasadori Bachura vlerëson lart punën e personelit shëndetësor, të autoriteteve si dhe reagimin e shoqërisë shqiptare duke siguruar njëkohësisht shqiptarët se në të mirë e në të keq Polakët do të jetë gjithmonë  krah tyre, qoftë  në kohë kataklizmash natyrore, qoftë të pandemive mbarëbotërore, si aleatë në NATO, ashtu edhe si mbështetës  në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Solidarë me popullin shqiptar, i urojmë atij qëndresë, guxim, shpresë të pashuar dhe takim sa më të shpejtë nën degët qetësuese, që japin hije dhe mbrojtje, të lisave polakë të „Parkut Polonia”, tek i cili ju ftojmë përzemërsisht pas heqjes së kufizimeve për shkak të pandemisë- përfundon njoftimi për shtyp i Ambasadës polake lëshuar me rastin e Festës Kombëtare- Kushtetutës së 3 Majit.

Next Post
U fol shumë për të, pse u inskenua vdekja e diktatorit Kim Jong Un

U fol shumë për të, pse u inskenua vdekja e diktatorit Kim Jong Un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In