• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kremlini la të hapur opsionin e përdorimit të armëve bërthamore/ Reagon SHBA: Komente të rrezikshme

by Java News
23/03/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pentagoni ka dënuar refuzimin e bërë të martën nga zëdhënësi i Kremlinit për të përjashtuar opsionin e përdorimit të armëve bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë.

Dmitry Peskov i tha CNN International se armë të tilla mund të përdoren nëse Rusia përballet me një “kërcënim ekzistencial”. Rusia ka stokun më të madh në botë të kokave bërthamore.

Në përgjigje të kësaj deklarate, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes amerikane, John Kirby tha se komentet bërthamore të Moskës ishin “të rrezikshme”.

“Kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi e përgjegjshme bërthamore,” u tha ai gazetarëve.

Por Kirby shtoi se zyrtarët e Pentagonit “nuk kanë parë asgjë që do të çonte në përfundimin se duhet të ndryshohet qëndrimin strategjik parandalues i SHBA-ve”.

“Ne e monitorojmë këtë sa më mirë që mundemi çdo ditë”, shtoi ai.

Ish-sekretari i mbrojtjes i SHBA-së Leon Panetta kritikoi gjithashtu komentet e Peskov.

“Unë nuk e shoh si të rrezikshme, Rusia po kërkon një justifikim të mundshëm për përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët,” tha Panetta për CNN.

“Dhe duke e bazuar sinqerisht në një premisë shumë të rreme se Rusia në një farë mënyre po kërcënohet. Mendoj se kjo paraqet një shqetësim real që Rusia të paktën po e shqyrton këtë mundësi.

Nuk e di nëse do të ndodhë. Por mendoj se Putini duhet të shqetësohet se si do të përgjigjen SHBA-të, ai duhet të shqetësohet për mbijetesën e tij.”, tha ai.

Kujtojmë se Putini vuri në gatishmëri të posaçme forcat bërthamore të vendit të tij më 27 shkurt, por zyrtarët perëndimorë të mbrojtjes thanë më pas se nuk kishin parë ndonjë shenjë të rëndësishme të mobilizimit të bombarduesve, raketave dhe nëndetëseve strategjike ruse.

g.kosovari

Next Post
Dita e 28 e pushtimit/ Rusët bombarduan një prej korridoreve humanitare. 100 mijë njerëz në Mariupol jetojnë pa ushqim, ujë dhe ilaçe

Dita e 28 e pushtimit/ Rusët bombarduan një prej korridoreve humanitare. 100 mijë njerëz në Mariupol jetojnë pa ushqim, ujë dhe ilaçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In