• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krehja” e tokave në bregdet, sa rrezikojnë pronarët e ligjshëm

by Java News
01/04/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave surprizoi me një vendim, sipas të cilit shteti duhet të krijojë një fond toke deri në 1.5 kilometër thellësi nga bregdeti, për t’ua ofruar atë investitorëve strategjikë që interesohen për turizmin.

Lidhur me këtë VKM ka patur interpretime të ndryshme nga ekspertë ligjorë të pronave të patundshme. Por kjo rrjedh nga fakti se vetëm VKM, krahas vendimit të drejtë të “krehjes” së tokave në bregdet që u janë dhënë personave të caktuar sipas ligjit 7501, në fakt shtonte edhe një klauzolë tjetër, që urdhëronte Hipotekat të mos regjistronin asnjë titull pronësie në zonën bregdetare, nga veriu në jug.

Kjo klauzolë, edhe pse specifikohej si “e përkohshme”, mund të përfshijë edhe regjistrimin e atyre pronave, për të cilët trashëgimtarët e ligjshëm të pronarëve të tyre të dikurshëm, pas 30 vjet pritjesh, mund të kenë arritur të sigurojnë, më në fund, kthimin fizik nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Këtu nuk është fjala për kategorinë “ranishte”, e cila përcaktohet me ligj se nuk është dhe nuk ka qenë kurrë pronë e askujt tjetër, veç shtetit.

Por ka toka të tjera që kanë qenë kullotë dhe janë në breg të detit, të cilat kanë patur pronar. Pikëpyetja këtu është: si do të veprojnë Hipotekat tani me këta pronarë? Ende nuk ka ndonjë rast konkret që të kenë thënë “jo”, por javët në vijim pritet të shihet qendrimi i tyre.

Strategjia
Sipas shoqatave të ish-pronarëve, objektivi i qeverisë në këtë rast duhet parë lidhur ngushtë me ligjin më të fundit për turizmin, që synon të krijojë lehtësi fiskale për investitorë të mëdhenj strategjikë, që të investojnë 50 milionë euro, apo të hapin vende pune për mijëra vetë në sektorin e turizmit. Sipas logjikës së administratës, është e vështirë që këta investitorë të vijnë në Shqipëri, kur shohin se bregdeti është zënë nga shumë pronarë me pak dynym tokë, titujt e pronësisë të të cilëve janë madje të dyshimtë.

Por kjo shoqërohet edhe me një vlerësim se edhe pronarët e ligjshëm që kanë arritur të marrin në pronësi toka në bregdet (jo ranishte) e kanë të vështirë të thithin vetë investitorin e madh. Në këto kushte, shteti synon të japë një zgjidhje drastike, duke “fshirë” pronarët që e kanë marrë pronësinë me ligjin 7501, mbi bazën e dokumentave të falsifikuara (këto janë shumë raste), duke bllokuar regjistrimin e titujve të marrë nga Agjencia e Pronës së fundmi, por – sipas skenarit më të frikshëm për pronarët – duke shpronësuar këta të fundit me “çmim shteti” për toka që i kanë marrë tashmë në zotërim.

Sipas Myrshit Vorpsit, të Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, ligji për turizmin, ky bazohet edhe ky VKM, e konsideron bregdetin si një sektor me interes të madh publik. Një cilësim i tillë do të thoshte që pasuritë, të cilat do të trajtohen në vijim lidhur sidomos me ndërtimin e fshatrave turistikë dhe strukturave akomoduese në pasuritë pronë private që përfshihen brenda fashës, mund të shpronësoheshin nën ombrellën e ‘interes publik’”.

“Sidoqoftë, në raport me pritshmëritë e pronarëve shqiptarë, ekziston potencialisht mundësia e shtetëzimit të pronave të kthyera, apo e mosregjistrimit pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të atyre pronave që, me vendim gjykate, apo vendim tjetër, u janë njohur pronarëve shqiptarë, por ata nuk janë pajisur ende me çertifikatë pronësie. Këto prona nuk u regjistrohen”,thekson Vorpsi.

Dosjet
Vetë administrata shtetërore ka deklaruar se ekzistojnë disa mijëra dosje në shqyrtim për kthim apo kompensim të pronave, të cilat ndodhen në fashën prej 1.5 kilometrash, që përmendet në Vendimin e Këshillit të Ministrave. Ligji më i fundit për kthimin dhe kompensimin e pronës parashikon për to kthimin fizik, kur toka është e lirë, ose kompensimin po fizik, por me një pronë në një vend tjetër.

Sipas objektivave që duken qartë, qeveria do të jetë e prirur të përdorë më shumë kompensimin me tokë tjetër, por kjo do të thoshte që ata të largoheshin nga zona me perspektivë të sigurtë ekonomike dhe kërkesë të lartë, në drejtim të pyjeve apo kullotave në rrethe malore, ku ndodhet fondi i shtetit për këtë qëllim, por me prona që janë shumë pak të vlerësuara.

Ka edhe një rrugë tjetër: Shteti kompenson financiarisht me vlerën e një kullote apo toke bujqësore në fashën 1.5 kilometra nga bregdeti, ku në fakt vlera që njihet zyrtarisht është shumë e ulët: 80 – 300 lekë për metër katror.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse do të binden partnerët ndërkombëtarë se kjo lëvizje e parashikuar nga qeveria është e pranueshme për logjikën evropiane, pikërisht në kohën kur do të nisin bisedimet për aderimin e Shqiprisë në BE.

ma.me

Next Post
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, mbahet mesha në Katedralen e “Shën Palit”

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, mbahet mesha në Katedralen e “Shën Palit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In