• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kreditimi i biznesit në rënie, problem proçedurat burokratike

by A R
26/05/2017 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënia e kredisë për biznesin ka hapur mes ekspertëve debatin se pse ekonomia ka hyrë në këtë ngërç.

“Arsyeja e parë e mungesës së interesit të biznesit për të marrë kredi, është paaftësia e biznesit për të investuar, për shkak të mungesës së zonave industriale dhe për shkak të procedurave tepër burokratike për të arritur në finalizimin e një investimit”, shprehet  Alban Zusi.

Në dy vitet e fundit, kredia për sipërmarrjen ka rënë me 25 miliardë lekë. Elvin Meka, i cili drejton revistën “Bankieri”, thotë se edhe bankat kanë një arsye të fortë për të qenë më dorështrënguara me biznesin

“Kemi një stok të madh të kredive të pakthyera në afat, e cila për fat të keq vjen pikërisht nga ndërmarrjet. Dhe kjo i bën bankat të shtrëngojnë standardet e kredisë për sa i përket biznesit të madh”, thotë Meka për TCH.

Sipas tij, veç hezitimit të bankave, edhe periudha zgjedhore ka ndikimin e saj. Por çfarë ndodh kur biznesi nuk merr kredi?

“Nëse biznesi heziton të marrë para nga kredia atëherë ai nuk rritet dhe në një vend ku nuk ekziston dhe bursa apo ndërmjetësit e tjetër financiar atëherë kredia mbetet një instrument i rëndësishëm”, thotë Arben Malaj.

Veç kësaj, rënia e kredisë zyrtare mund të nxisë huatë informale. Por si mund të dilet nga ky qerthull negativ për ekonominë?

“Bankat tregtare duhet të kuptojnë se pa një ekonomi të zhvilluar nuk mund të ketë banka të suksesshme dhe që ekonomia të jetë e zhvilluar ajo ka nevojë për shumë reforma strukturore që duhet t’i bëjë qeveria, por njëkohësisht do dhe burime financiare që të rritet”, shprehet Malaj./a.m.

Next Post
Këto janë shenjat që tregojnë se jeni shumë i zgjuar

Këto janë shenjat që tregojnë se jeni shumë i zgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In