Kreditë e këqija zbritën në fund të Prillit në nivelet më të ulta historike të dekadës së fundit, duke vijuar tendencën rënëse pavarësisht efekteve të pandemisë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, pesha e huave me probleme ndaj totalit të portofolit arriti në 7.88%.
Sjellja e klientëve si biznese dhe konsumatorë në pagesën e kësteve është paraqitur më e mirë gjatë fillimit të këtij viti, por efekt ka dhënë dhe zgjerimi i stokut të kredidhënies, duke ulur përqindjen e huave që nuk paguhen ndaj totalit të dhënë.
Një pjesë e mirë e kredisë është ristrukturuar, ndërsa bankat presin që portofoli me probleme të ketë të njëjtën tendencë edhe gjatë pjesës së dytë të vitit.
/a.r