• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreditë e buta për strehim, Paskali: Ja kriteret dhe kush favorizohet

by A R
13/02/2017 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1000 qytetarë të Tiranës në pamundësi për të blerë një banesë apo zgjeruar hapësirën e banesës ku jetojnë do të mund të përfitojnë nga programi i Bashkisë së Tiranës për kreditë e buta, i cili do të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit bashkiak.

Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, sqaroi kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të qenë përfitues.

Paskali: Programi që ne kemi buxhetuar parashikon të mbështesim 1000 familje ose individë. Në harkun kohor të viteve 2014-2016 ne kemi pasur 1800 kërkesa për programe për strehimin. Ky program do ketë impakt në familje, veçanërisht ato të reja. Në këtë program parashikojmë ata që duan të blejnë shtëpinë e parë ose kategoria që jetojnë në një sipërfaqe që janë nën vlerat që lejohet për të banuar. Por kryesisht është ajo kategori që kanë një të ardhur, nuk flasim për kategori që janë në vështirësi sociale që kanë nevojë për programe të tjera sociale. Pra kanë një të ardhur por me atë të ardhur nuk mbulon dot të shkojë në bankat e nivelit të dytë dhe të marrë një kredi me interesat që ka sot tregu.

Ka një sërë dokumentash që do ti publikojmë së shpejti, nga certifikata, të ardhurat që ato kanë, vërtetim që kanë persona me aftësi të kufizuar në familje, nëse kanë persona që marrin ndihmë ekonomike, do vërtetojnë me dokumenta që nuk posedojnë një shtëpi, një sërë dokumentash që do të përgatiten dhe do të dërgohen pranë bashkisë së Tiranës, zyrës për qytetarët për të vazhduar procesin. Do ketë një nivel të ardhurash për një sipërfaqe të caktuar duke u bazuar në numrin e pjestarëve të familjes, në sasinë e të ardhurave do të vendoset dhe sasia e kredisë që do të marrë një qytetar. Nëse kemi një familje 1-3 persona pretendohet se mund të drejtohet për vlerat e një gazoniere 50 metra katrorë, por duket të ketë limitet e të ardhurave nga 39 mijë lekë të reja deri në 60 mijë lekë të reja. Janë kufij që i ka vendosur Bashkia.

Programi për të mbështetur shtresat në nevojë

Për kreditë e buta është një program i iniciuar nga Bashkia e Tiranës për të mbështetur individë apo familje që kanë nevojë dhe nuk kanë aftësi paguese për të marrë kredi hipotekore nga tregu i lirë. Është një projekt që Bashkia e Tiranës po e financon me fondet e veta në bazë të ligjit për banesat sociale ka një hapësirë ose pjesë të ligjit që i lejon pushtetit vendor që të mund të ofrojë programe të tilla nëse ka mundësi paguese. Bashkia e Tiranës ndërmori këtë propjekt për të mbështetur shtresat në nevojë.

Të favorizuar, çiftet e reja

 Nevojat për strehim janë gjithmonë në rritje apo prezente. Sepse kemi gjithmonë familje të reja që krijohen, çifte të reja që martohen apo që bëhen me fëmijë dhe që kanë nevojë ose për të blerë një banesë të parë ose për të zgjeruar sepse jetojnë në sipërfaqe shumë të ngushta. Politika sociale e ofrimit të ndihmës për banesa ëhstë një nga politikat e pushtetit vendor.

Gati udhëzuesi operacional

Sot që flasim kemi mbyllur të gjithë proçesin e përgatitjes së të gjithë dokumentacionit të projektit të Bashkisë së Tiranës, i cili do të çohet në Këshillin Bashkiak për miratim. Janë përgatitur udhëzuesi operacional sesi do të veprojë ky projekt, hapat, dokumentat e nevojshëm, kërkesat që duhet të plotësojnë aplikantët, gjithë kuadri administrativ dhe ligjor që duhet për të filluar zbatimin e këtij projekti. Do të miratohet në Këshillin bashkiak si projekt, ndërkohë që e kemi të buxhetuar këtë projekt në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2017 dhe më pas do të vazhdojë aplikimi duke hapur një thirrje për bankat e nivelit të dytë që do të na mbështesin në këtë projekt dhe më pas për aplikimet për qytetarët.

Hapat e projektit

Në momentin që do të mbyllim miratimin në këshillin bashkiak dhe më pas do të kemi një përzgjedhje të bankave që do të ofrojnë kushtet më të mira për kërkesat tona do të bëjmë një fushatë ndërgjegjësuese dhe informuese për të gjithë qytetarët e bashkisë së Tiranës për të vazhduar pastaj me një thirrje ku do të kërkojmë të aplikojnë. Kemi planifikuar që në kohëzgjatjen e këtij projekti që do të jetë për një vit të parë që e kemi nisur, do të kemi 3-4 thirrje. Do jenë minimalisht tre thirrje për qytetarët e Tiranës në një hark kohor 3-4 muaj nga secila thirrje, për një vit.

Programi social kërkon konsensusin e të gjithë palëve

Projekti do të kalojë në mbledhjen e rradhës së Këshillit bashkiak që do të bëhet së shpejti, në harkun kohor të 10 ditëve maksimumi. Materiali kalon sëpari në Komisionet e Këshillit bashkiak që diskutojnë materialin dhe më pas kalon për diskutim në mbledhjen e Këshillit bashkiak. Një projekt i tillë duhet të ketë konsensusin e të gjitha palëve politike sepse u shërben qytetarëve të Tiranës të të gjithë spektrit politik./OraNews/

Next Post
Donald Trump u thotë afrikano-amerikanëve: Faleminderit që nuk votuat

Testet raketore, Trump: Ne do merremi seriozisht me Korenë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com