• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreditë e buta, Bashkia e Tiranës vendos afat të ri

by A R
04/06/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e pastrehë që kanë aplikuar për kredi të butë përpara muajit mars kanë edhe katër ditë afat për të ribërë dokumentet nga e para që të mos digjen.

Në një bisedë për gazetën, drejtoresha për Mbrojtjen dhe Përfshirjen Sociale në Bashki, Anisa Ruseti, bën me dije se të enjten e javës që vjen mbyllen aplikimet për programin e subvencionimit të kredive, ndërsa po punohet paralelisht me shqyrtimin e dosjeve të depozituara deri më tani.

Sipas Rusetit, numri i aplikimeve ka shkuar në 1500, prej të cilave 1100 janë aplikime të reja, ndërsa 400 kanë riaplikuar. Ashtu siç është premtuar më herët, procesi i përzgjedhjes së fituesve parashikohet të përmbyllet brenda muajit qershor me 1 mijë fitues. Por në rast të mosplotësimit të numrit të dosjeve të rregullta dhe që meritojnë të përfitojnë nga programi, do të ketë një thirrje të dytë për aplikime.

Për pak ditë mbyllet thirrja e parë e Bashkisë për qytetarët që duan të përfitojnë kredi të lehtësuar. Sa aplikime janë bërë deri më tani?

Janë 1100 aplikime të reja, pra njerëz të cilët më përpara nuk i ishin drejtuar Bashkisë Tiranë për të përfituar subvencionimin e interesave të kredisë, ose ishin drejtuar në 2016-n. Përveç tyre, janë edhe 400 riaplikime, për të cilat dosja ka qenë te ne dhe është njoftuar për mungesë dokumentacioni ose ka pasur interes nga individi për të riaplikuar. Pra, 1100 janë ato që kanë filluar pas datës 8 maj, kur ne kemi shpallur zyrtarisht çeljen e programit. Për rifreskimin e dokumenteve për ata që kanë aplikuar përpara datës 7 mars, i kemi njoftuar të gjithë me telefon që të vijnë të paraqiten.

Qytetarët kanë aplikuar për lloje të ndryshme apartamentesh, duke filluar nga garsoniere deri në 3+1. Çfarë përqindjeje do të zërë secila prej tyre?

Nuk ka një ndarje të tillë, pasi struktura e banesës shkon paralelisht me strukturën e familjes dhe nivelin e të ardhurave. Kështu që kjo është shumë specifike për çdo familje, sa nuk mund ta themi apriori që ne kemi kaq apartamente 1+1 apo garsoniere. Është shpejt për të dalë në statistika, sepse fluksin më të madh e presim nga e hëna deri të enjten, pasi treçereku i njerëzve e lënë aplikimin për ditët e fundit.

Sa i takon përzgjedhjes, si do të procedohet me dosjet e dorëzuara?

Komisioni i strehimit merr në shqyrtim të gjitha dosjet. Procesi është i tillë: deri të enjten, në datën 8 qershor, mbledhim aplikimet e të interesuarve. Ndërkohë drejtoria e strehimit ka filluar të marrë në konsideratë të gjitha dosjet që janë depozituar në Bashkinë Tiranë. Pasi kalon filtri i parë, drejtoria e strehimit i çon komisionit të strehimit të gjitha dosjet, të cilat plotësojnë kriteret dhe kushtet për ta përfituar, si dhe të gjitha dosjet, të cilat janë për mungesë dokumentacioni ose për mosplotësimin e kritereve, si: të ardhurat, mungesa e hipotekës së origjinës apo një sërë gjërash të tjera. Komisioni i merr në shqyrtim të dyja llojet e kategorive, pra dhe ato që miratohen, dhe ato që nuk miratohen, dhe del me vendimin për t’ia çuar për propozim Këshillit Bashkiak.

Kur parashikohet të shpallet lista e fituesve?

Ne kemi filluar nga shqyrtimi i dosjeve në mënyrë që t’u lëmë sa më pak kohë njerëzve të presin deri në daljen e vendimit, qoftë ky pozitiv apo negativ. Në gjykimin tonë, rëndësi ka që personat të informohen për procesin nëse janë fitues apo jo. Shpresojmë që deri në fund të qershorit të kemi një vendim.

Nëse nuk kemi 1 mijë fitues me thirrjen e parë të aplikimeve, si do të veprohet?

Ne kemi deri më tani 1500 aplikime, por kjo nuk do të thotë që të gjitha janë fituese. Në momentin që do të dalë lista e parë e përfituesve, e cila do të miratohet në Këshill Bashkiak dhe nëse nuk janë 1 mijë përfitues, do të dalim me një thirrje tjetër. Numri maksimal i përfituesve të programit parashikohet në projektvendimin e miratuar në Këshill Bashkiak, si dhe në marrëveshjen me bankën e nivelit të dytë.

Bashkia subvencionon interesat për 80% të vlerës për shtëpi në një kohë maksimalisht 20 vite. A mund të dalë një individ përtej këtyre kufijve?

Nëse jo, çfarë ndodh nëse ai nuk tregohet korrekt me pagesën? Kjo është një marrëveshje që individi pastaj do ta bëjë me bankën. Sepse ne vërtet dalim garant për 20 vjet, por nëse një individ do që ta shtyjë apo ta afrojë nivelin e kreditimit, mund ta bëjë vetëm falë marrëveshjes së tij me bankën. Në momentin që personi nuk do të ketë aftësi paguese për të shlyer kredinë, sigurisht që do ta ndërpresë këtë marrëdhënie me bankën, si dhe me ne, pasi nuk mund të paguajmë interesa për një banesë, e cila nuk i shkon më individit në nevojë. /Panorama/b.d

Next Post
Pushuesit në Karaburun filmojnë një delfin të plagosur (FOTO)

Pushuesit në Karaburun filmojnë një delfin të plagosur (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë dhe testi i madh i foster care në Shqipëri

January 26, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës

January 26, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

January 26, 2026
Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

January 26, 2026
E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

January 26, 2026
Shtyhet seanca për  “Partizanin”, Berisha mungoi!  Malltezi: Nuk e njoftova për fletëthirrjen

Çështja “Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

January 26, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

January 26, 2026
Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

January 26, 2026
Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In