• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kreditë e Bashkisë për strehim, ja kriteret dhe kush favorizohet

by A R
14/02/2017 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1000 qytetarë të Tiranës në pamundësi për të blerë një banesë apo zgjeruar hapësirën e banesës ku jetojnë do të mund të përfitojnë nga programi i Bashkisë së Tiranës për kreditë e buta, i cili do të kalojë për miratim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit bashkiak.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, në një intervistë dhënë për mediat sqaroi kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të qenë përfitues.

“Programi që ne kemi buxhetuar parashikon të mbështesim 1000 familje ose individë. Në harkun kohor të viteve 2014-2016 ne kemi pasur 1800 kërkesa për programe për strehimin. Ky program do ketë impakt në familje, veçanërisht ato të reja. Në këtë program parashikojmë ata që duan të blejnë shtëpinë e parë ose kategoria që jetojnë në një sipërfaqe që janë nën vlerat që lejohet për të banuar. Por kryesisht është ajo kategori që kanë një të ardhur, nuk flasim për kategori që janë në vështirësi sociale që kanë nevojë për programe të tjera sociale. Pra kanë një të ardhur por me atë të ardhur nuk mbulon dot të shkojë në bankat e nivelit të dytë dhe të marrë një kredi me interesat që ka sot tregu”, tha Paskali.

Lidhur me përfitimin e kredisë së butë ka një sërë dokumentash që do të publikohen  së shpejti, nga certifikata, të ardhurat që ato kanë, vërtetim që kanë persona me aftësi të kufizuar në familje, nëse kanë persona që marrin ndihmë ekonomike, do vërtetojnë me dokumenta që nuk posedojnë një shtëpi, një sërë dokumentash që do të përgatiten dhe do të dërgohen pranë bashkisë së Tiranës, zyrës për qytetarët për të vazhduar procesin. Do ketë një nivel të ardhurash për një sipërfaqe të caktuar duke u bazuar në numrin e pjestarëve të familjes, në sasinë e të ardhurave do të vendoset dhe sasia e kredisë që do të marrë një qytetar. Nëse kemi një familje 1-3 persona pretendohet se mund të drejtohet për vlerat e një gazoniere 50 metra katrorë, por duket të ketë limitet e të ardhurave nga 39 mijë lekë të reja deri në 60 mijë lekë të reja. Janë kufij që i ka vendosur Bashkia.

Aktualisht është mbyllur proçesi i përgatitjes së të gjithë dokumentacionit të projektit të Bashkisë së Tiranës, i cili do të çohet në Këshillin Bashkiak për miratim. Janë përgatitur udhëzuesi operacional sesi do të veprojë ky projekt, hapat, dokumentat e nevojshëm, kërkesat që duhet të plotësojnë aplikantët, gjithë kuadri administrativ dhe ligjor që duhet për të filluar zbatimin e këtij projekti. Do të miratohet në Këshillin bashkiak si projekt, ndërkohë që e kemi të buxhetuar këtë projekt në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2017 dhe më pas do të vazhdojë aplikimi duke hapur një thirrje për bankat e nivelit të dytë që do të na mbështesin në këtë projekt dhe më pas për aplikimet për qytetarët.

Pas miratimit në keshill bashkiak,  do jenë minimalisht tre thirrje për qytetarët e Tiranës në një hark kohor 3-4 muaj nga secila thirrje, për një vit. Projekti do të kalojë në mbledhjen e rradhës së Këshillit bashkiak që do të bëhet së shpejti, në harkun kohor të 10 ditëve maksimumi. Materiali kalon sëpari në Komisionet e Këshillit bashkiak që diskutojnë materialin dhe më pas kalon për diskutim në mbledhjen e Këshillit bashkiak. Një projekt i tillë duhet të ketë konsensusin e të gjitha palëve politike sepse u shërben qytetarëve të Tiranës të të gjithë spektrit politik. /b.d

Next Post
Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, pranga dy doganierëve të Muriqanit

Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, pranga dy doganierëve të Muriqanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In