• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kreditë dhe depozitat, bien interesat

by Java News
14/08/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti tremujor i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë evidenton se interesat e kredive dhe depozitave kanë shënuar rënie krahasur me një vit më parë. Sipas BSH-së, normat e interesit të depozitave në lekë mbeten pranë niveleve të ulëta historike, ndonëse u karakterizuan nga luhatje gjatë pesë muajve të parë të vitit. Ato pësuan ulje në muajt mars dhe prill, por u rritën – mesatarisht me 0.1 pikë përqindjeje – në muajin maj. Norma më të larta interesash janë aplikuar për afatet deri në një vit. Në të kundërt, interesat e depozitave në euro vijojnë të ulen. Rënia e përshpejtuar e tyre në dy vitet e fundit është ndikuar nga ruajtja e niveleve të ulëta të interesave në euro në tregjet ndërkombëtare dhe nga tkurrja e kreditimit në këtë monedhë.

Interesi për kredinë në lekë shënoi 8.28%
Normat e interesit të kredisë në lekë janë shfaqur më të luhatshme gjatë vitit 2015 dhe me tendencë të ndryshme, në varësi të maturitetit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë. Interesat afatmesme dhe afatgjata janë ulur lehtë, ndërsa ato afatshkurtra – deri në 1 vit – janë rritur, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Interesi mesatar i ponderuar për kredinë e re në lekë rezultoi 8.28% në periudhën janar-maj, nga 7.87% në tremujorin e fundit të vitit 2014.
Ai është rritur veçanërisht në dy muajt e fundit. Në këtë periudhë, kredia e re është dhënë kryesisht për financimin e nevojave të likuiditetit për bizneset dhe ka qenë e përqendruar në pak banka. Interesat për kredi për qëllime konsumi dhe për investime afatgjata kanë rënë, duke mbështetur ecurinë e kredisë për këto kategori


Interesat për kredinë në euro u ul në 5.96%

Interesat për kredinë në euro kanë njohur ulje veçanërisht në muajt prillmaj. Interesi mesatar i kredisë në euro llogaritet 5.96% në këtë periudhë, nga 6.31% në tremujorin e parë. Kjo rënie është reflektuar në ngushtimin e
diferencës së tyre me indeksin euribor 12-mujor. Bankat zgjeruan marzhet mbi interesin euribor që prej vitit 2013, duke sinjalizuar një qasje më konservatore ndaj kredisë në euro.

Bankat lehtësojnë kushtet e kreditimit
Në përgjithësi, bankat vijojnë të aplikojnë kushte financimi më të lehtësuara për individët, ndërsa ruajnë kushte të shtrënguara për bizneset. Këto të fundit janë huamarrësit që shfaqin nivelin më të lartë të kredive me probleme. Për tremujorin e tretë, bankat presin që normat e interesit të ulen, si në monedhën lek, ashtu dhe në atë në euro.

Next Post

Enca shokon sërish, por këtë herë puthet me një fanse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

April 25, 2026
“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

April 25, 2026
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

April 25, 2026
Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

April 25, 2026
Drejtësia televizive

Drejtësia televizive

April 25, 2026
Mbështetja ndaj pensionistëve/Resulaj: Qeveria ka gati për ta një paketë shtesë

Sfidat e moshimit në Shqipëri, mungon dokumenti strategjik/ Ekspertët: Plakja e popullsisë, kosto shëndetësore dhe financiare

April 25, 2026
“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

April 25, 2026
Banorët e Gazës votojnë në zgjedhjet vendore palestineze pas më shumë se 20 viteve përjashtimi

Banorët e Gazës votojnë në zgjedhjet vendore palestineze pas më shumë se 20 viteve përjashtimi

April 25, 2026
Qosja apo Kadareja: Shqipëria midis fatalizmit lindor dhe pragmatizmit europian

Qosja apo Kadareja: Shqipëria midis fatalizmit lindor dhe pragmatizmit europian

April 25, 2026
Irani mohon takimin me SHBA/ Teherani vendos kushte, bisedimet në Pakistan mbeten të paqarta

Irani mohon takimin me SHBA/ Teherani vendos kushte, bisedimet në Pakistan mbeten të paqarta

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In