• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kredia me Bankën Botërore/ Denaj i përgjigjet opozitës: Do të përdoret për adresimin e kërkesave buxhetore

by A R
27/08/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi sot se prej vitit 2018, Banka Botërore ka planifikuar rreth 80 milionë dollarë në kuadër të një Programi për rritjen dhe qëndrueshmërinë fiskale për Shqipërinë.

Sipas saj, kjo shumë është një kredi e butë në dispozicion të Qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë, për tu marrë në formën e një mbështetjeje buxhetore.
Ministrja hodhi poshtë akuzat e ngritura nga opozita se kredia po merret për menaxhimin e riskut të projekteve me Partneritet Publik e Privat të njohura si PPP.

“Jemi mësuar tashmë me keqinformime të ndryshme, rutinë e strukturave të opozitës. E theksoj, sepse duhet përpjekje për të keqinformuar për çështje teknike si instrumentat e huamarrjes së Bankës Botërore, me tërësinë e rregulloreve dhe transparencës që ata përdorin”, tha Denaj.

Por, shtoi ajo, për të qartësuar publikun e jo opozitën, prej vitit 2018, si e tillë, ajo do të përdoret, jo për menaxhimin e riskut të PPP apo ndonjë gjë tjetër që mund t’i vijë ndër mend strukturave të opozitës, por për të adresuar një pjesë të kërkesave të mëdha buxhetore që kemi.

“Marrja e këtyre fondeve si kredi e butë nga Banka Botërore është e lidhur me plotësimin e disa kushteve nga qeveria shqiptare për të ndërmarrë reforma të thella në disa sektorë”, deklaroi Denaj.

Në periudhën qershor-korrik të këtij viti, bëri të ditur ministrja, miratuam 4 ligje të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë për sipërmarrjen e investimeve kolektive, tregjet e kapitalit, si dhe shërbimet e pagesave, të cilat sigurojnë mundësi për alternativa të reja biznesi, alternativa të reja punësimi për të rinjtë tanë, dhe akses në financim.

Në maj 2019, u shpreh ministrja, miratuam ndryshimet në ligjin për PPP, ku përmirësuam funksionet e Ministrisë e Financave dhe Ekonomisë për menaxhimin dhe uljen e riskut fiskal.

Denaj theksoi se ministria e Financave dhe Ekonomisë monitoron PPP-të në bazë vjetore.

“Kemi bërë zero stokun e TVSH dhe kemi dhënë rimbursim TVSH rreth 23.5 miliardë lekë në vitin 2019, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë. Kemi përmirësuar transparencën dhe proceset dhe kemi reduktuar kohën e marrjes së rimbursimit të TVSH-së për të gjitha bizneset”, deklaroi Denaj.

Pikërisht në përfundim të këtyre reformave, vuri në dukje ajo, finalizohet me sukses ky proces për marrjen e mbështetjes buxhetore.

“Duke qenë se kemi realizuar dhe certifikuar objektivat e vendosur me Bankën Botërore, bëjmë të mundur disbursimin e fondeve në vitin 2020. Mirënjohje për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për reformat dhe proceset për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë”, tha Denaj.

Dy ditë më parë Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se në kuadër të parashikimeve të mëparshme për zbatimin e reformave, po vijon bashkëpunimin me Bankën Botërore për një mbështetje buxhetore për Zhvillimin e Politikave për Qendrueshmërinë Fiskale me një vlerë prej 80 Milionë Dollarë, një angazhim i nisur në vitin 2018.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon se kjo mbështetje buxhetore është një kredi e butë, me kushte financiare të favorshme, që merret përmes një prej institucioneve financiare ndërkombëtare e fokusuar veçanërisht në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e politikave fiskale.

Reformat që mbështeten përmes kësaj mbështetje buxhetore për Zhvillimin e Politikave për Qëndrueshmërinë Fiskale janë:
• Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së financave publike
• Përmirësimi i financave për rritjen dhe rimëkëmbje;
• Mbështetje për mundësitë sektoriale për zhvillim të qëndrueshëm

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e Premte, 28 Gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In