• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kredi të buta për strehim, nga mësuesit e policët deri te infermierët. Përfitojnë 530 punonjës shteti

by E S
11/03/2025 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga mësuesit e policët, te mjekët apo infermierët, te ushtarakët, diplomatët… bashkë me ata që punojnë në Ministrinë e Bujqësisë, atë të Drejtësisë dhe Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të mund të marrin kredi pa interesa për të blerë shtëpi.

Janë 530 punonjës të administratës publike, përfshirë rrogëtarët në Ministrinë e Financave, Infrastrukturës dhe Energjisë, Turizmit dhe Mjedisit dhe Kryeministri që mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i qeverisë.

Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë, shprehet: “Nëse do ta analizojmë në aspektin makro, duhet të themi se këto para gjithsesi shtyjnë ekonominë e vendit, pasi fundja këtu shpenzohen. Nëse duhet ta shohim në mikro, pra në aspektin familjar, kjo është një politikë mbështetëse sociale, pasi kredia merret me kosto shumë të lehtësuara”.

Marrja e një kredie të butë bëhet veçanërisht e leverdisshme në ditët e sotme, pavarësisht zbutjes së lehtë të normave të interesit. Por, a mund të shtrihet kjo politikë edhe përtej punonjësve të administratës?

“Do të ishte shumë e vështirë që të shtrihej edhe në të tjera kategori. Kjo pasi në një farë mënyre qeveria do të merrte atributet e bankave, duke dëmtuar këto të fundit”, shpjegon Nunaj.

Për të përfituar nga politika e strehimit social, ata që punojnë në shtet duhet të kenë një kontratë afatgjatë. Gjithashtu, ata duhet të mos kenë banesë në emër të tyre apo familjarëve dhe të kenë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kredinë, por më pak se 135 mijë lekë në muaj.

Next Post
Pesë vjet nga fillimi i pandemisë COVID-19, OBSH: Mbi 15 mln persona humbën jetën në 2 vitet e para

Pesë vjet nga fillimi i pandemisë COVID-19, OBSH: Mbi 15 mln persona humbën jetën në 2 vitet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In