• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kredi me pashanonën!

by Veton Surroi
02/11/2023 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Rrëfim për tre vëllezërit, njëri prej të cilëve mund të jetë presidenti i Serbisë

1. Ky është rrëfimi për tre vëllezër.

I pari shkon në bankë, thotë se ka nevojë për kredi për ta blerë fermën, traktorin, lopët, dhe pajisjen për qumësht, gjizë e djathë. Banka ia autorizon kredinë, ia përgatit dokumentacionin e duhur për nënshkrim , por ai thotë se ky është një formalitet i panevojshëm, se atë e njohin të gjithë dhe “pashanonën do ta kthej kredinë”. I dyti e nxjerr shtëpinë në shitje. Dakordohet me blerësin rreth çmimit, caktohet dita e dorëzimit të çelësave dhe e marrjes së parave dhe në momentin e kryerjes së këmbimit të parave për çelësa kur blerësi kërkon kontratën e shitblerjes shitësi i thotë se nuk ka nevojë për këso formalitete. “Të gjithë më njohin dhe të gjithë e dinë se ke blerë shtëpi nga unë. E gëzofsh!”.

I treti zhvillon negociata me BE-në. Herë ia ofrojnë një dokument, herë një tjetër. Ai pajtohet herë me njërin dokument, herë me tjetrin. Po ashtu, nuk pajtohet herë me njërin e herë me tjetrin. Po t’ia ofronin edhe ndonjë tjetër në të ardhmen do ta kishte gati përgjigjen, do ta pranonte dhe njëkohësisht nuk do ta pranonte. Atij i ofrohet të nënshkruajë dokumentet e negociuara, por thotë se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. “Ju e dini çka mendoj për dokumentet, unë do t’i zbatoj”.

Cili prej vëllezërve mbeti pa kryer punë?

2. Nëse rrëfimi i tre vëllezërve, përfshirë edhe pyetjen në fund i gjason formatit të ushtrimoreve në shkollat fillore për të shpjeguar në formë më plastike mësimin, kjo është bërë me qëllim. Më ra në mend ndërsa lexoja një prej deklaratave thelbësore të J.Borrell javën e kaluar, e cila pastaj u shndërrua në pjesë të deklaratës së kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe kryeministres Melloni, ku u thuhej Kosovës dhe Serbisë : “Për të arritur progres të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë siç është përshkruar në draftstatut dhe Serbisë që të bëjë njohjen de facto. Formalitetet, duke përfshirë edhe adoptimin, nuk duhet të pengojnë përparimin në këtë çështje”.

Pra, zbatuar në rrëfimin e tre vëllezërve, të parit që kërkon kredi i jepet të drejtë dhe i thuhet se Banka duhet të japë kredi pa nënshkrim e dokumentacion. “E kthej, pashanonën” është garancë, nënshkrimi i dokumenteve është formalitet . Edhe të dytit i jepet të drejtë që të marrë paratë për shtëpi pa nënshkruar kontratë shitblerje: “të gjithë e dinë se e ke blerë” është garancë, kontrata është formalitet. Dhe, gjithsesi të tretit i jepet të drejtë që të konsiderojë se ka marrëveshje me BE-në, të zgjedhë çka është marrëveshje e çka nuk është. “Ju më njihni, unë do t’i zbatoj” është garancë, nënshkrimi (adoptimi) është formalitet. Cili pra prej vëllezërve mbeti pa kryer punë? Dy të parët me siguri. Nuk ekziston në banka kredidhënie me “pashanonën”, ndërsa atij që i thuhet të blejë shtëpi pa kontratë di që nuk do është ligjërisht pronar. Kështu funksionon bota e rregullave dhe ligjeve, ajo në të cilën jetojnë shumica e qytetarëve evropianë. Por vëllai i tretë nuk bëri marrëveshje në botën reale, ai e bëri në balonën e BE-së. Në këtë habitat të veçantë jetohet me dykuptimësi e trekuptimësi, me ushtrim më të madh (dhe jo aq kreativ) të fiksionit dhe kështu kur vëllai i tretë thotë se dokumenti është dhe nuk është i pranueshëm, dhe e thotë sinqerisht, BE-ja ndërton një fabulë të veten: “vëllai i tretë pranoi atë që ne kërkuam”.

3. Ekziston gara mes dy kokëfortësive. E para është ajo e BE-së që përpiqet ta bindë veten dhe të tjerët se çdo gjë që po ndërmerr, është më e mira e mundshmja dhe vetëm duhet ecur përpara e do të shënohen rezultatet. E dyta është kokëfortësia e realitetit, e cila nuk po i bindet kokëfortësisë së BE-së. Në rrëfimin e tre vëllezërve, BE-ja po përpiqet ta bindë veten dhe të tjerët se ajo që nuk është e mundur në botën reale (kredi me “pashanonën” dhe shitblerja pa kontratë) është e mundur në balonën e BE-së, se aty disi këto “formalitete” të botës reale nuk funksionojnë.

Në këtë garë kokëfortësie, BE-ja është duke shënuar konsistencë humbjesh; ka gati dy vjet që thotë se i tërë procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të marrë fund para se të fillojë viti 2024, kur SHBA dhe BE hyjnë në proceset e tyre zgjedhore. Tash, pos SHBA-ve dhe BE-së, Serbia hyn në procesin e vet zgjedhor në dhjetor të këtij viti , me gjasa që qeverinë e re ta formojë diku në pranverë. Është pak e besueshme, edhe me ushtrim shumë të madh krijimtarie fiksioni, që të pritet që Serbia dhe Kosova të arrijnë normalizim marrëdhëniesh deri në fund të këtij viti. Kjo është aq më pak e mundur kur rezultati më i madh i dukshëm i normalizimit në dy vjetët e fundit ka qenë sulmi paraushtarak në Banjska. Nëse ky është procesi i normalizimit, çfarë do të jetë ai i abnormalizimit?

Është çështje percepsioni, posaçërisht i dioptrisë së përdorur për të interpretuar një realitet. Në dioptrinë e BE-së, rendi demokratik duhet të aspirojë të jetë sipas definicionit të Enciklopedisë britanike: “Mekanizmi, procesi, institucioni, praktika apo norma që mbështet barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit, siguron një formë joarbitrare të qeverisjes dhe në përgjithësi parandalon përdorimin arbitrar të pushtetit”. Në dioptrinë e BE-së ndaj negociatave Kosovë-Serbi konceptet si “mekanizmi”,” procesi”, “institucioni”, “praktika” apo “norma”-që të gjitha përshkruese të marrëdhënieve brenda demokracive e mes demokracive- janë “formalitete” që nuk duhet të pengojnë përparimin në këtë çështje.

4. Vëllai i tretë i rrëfimit është presidenti i Serbisë. Ka kohë që ka identifikuar se mund të zgjerojë gjithnjë më shumë kufijtë e tolerancës të BE-së për interpretimin e vet të kontratës e kontraktualitetit. Sprova është e mbështetur në logjikë elementare: pse i kërkohet atij të bëjë diçka ndaj Kosovës që shtetet anëtare të BE-së (pesë sish) nuk e bëjnë? Sprova është e mbështetur edhe në testimin e realitetit. Në këtë test, presidenti i Serbisë di mirë se jeta reale është ajo e dy vëllezërve të tjerë. Në këtë test, BE-ja ka për realitet projeksionin dëshiror: kur presidenti Vuçiq thotë normalizim ai nënkupton atë që BE-ja (apo shumica në të) nënkupton. Në këtë test kur presidentit të Serbisë i thuhet se vendi i tij ka për detyrë që ta bëjë njohjen de facto të Kosovës ai do të gjendet në një zonë gjysmë-konforti (për të mos thënë komforti), sepse ka hyrë sërish në zonën e interpretimeve. Çka është njohja de facto, cilët janë mekanizmat në të drejtën ndërkombëtare, cilët mekanizmat në Evropë? Çka është njohje de facto për dikë, nuk është për dikë tjetër: a nuk ishte njohje de facto marrëveshja e Brukselit më 2013 kur Serbia pranoi se Kosova do të funksionojë me një rend juridik, nën ombrellën e Kushtetutës së vet?

Duket dallim i madh mes dy vëllezërve të tjerë (atij të kredisë dhe tjetrit të shtëpisë) dhe madje vëllai i tretë duket edhe si fitues. Kështu do të dukej, madje edhe të quhej fitore taktike. Por, nga aspekti strategjik edhe vëllai i tretë, falë manovrimit të vet e të dobësisë së BE-së, është humbës strategjik, sikundër dy vëllezërit e tjerë. Ashtu sikur nuk mund të merret kredi me “pashanonën”, shitet shtëpia pa kontratë, nuk mund të arrihet zgjidhja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa marrëveshje.

E pa marrëveshje, humbasin që të gjithë.

Next Post
“U foli karrigeve, dhe stadiumit bosh”/ Hoxha: Nuk e di si nuk i ka eleminuar akoma Berisha ata që organizuan…!

Gazetari, ironi me Berishën: Karriget e deputetëve u përmbysën. Tani vetëm qeveria e Ramës dhe regjimi kanë mbetur në këmbë

Comments 1

  1. Gjeneral Janullica+musulmani Beleris nga Progonati+Koqendinën e pa punë+Mitsotakisin+ dhjakun e dhjerë me mut Vangjelis Dule’=VORIO EPIR says:
    2 years ago

    Këtyre Serbëve, me Vuçiq dhe Lesbiken, si dhe kosovarëve tanë, me Albin Kurt e Vjosiçka Osmëni jo me “pasha nonën”, por u duhet thënë “derri ju q…. nonën”, se na lodhët, por gjithsesi, për llogari,të paqes dhe integrimit, po bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In