• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Krasniqi në Hagë: Absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kam qenë vetë anëtar i saj

by Java News
05/04/2023 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme u zhvillua seanca e tretë e gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së ku ishte radha e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për të bërë deklaratën hyrëse. Pas avokates, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi, mbajti një fjalë të tij. Ai zgjodhi të fliste për veten duke thënë se po e bën këtë “jo për të mbrojtur vetveten nga njollosja që i bëhet në këtë akuzë, por për të ndriçuar atë që i duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë e tij të plotë”.

Krasniqi tregoi të gjitha rrethanat ku është lindur dhe është rritur ku që në fëmijëri ka qenë i rrethuar me njerëz që i kanë mbijetuar politikës së genocidit të Serbisë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se ndaj tij janë përdorur tortura çnjerëzore nga hetues serbë dhe është dënuar dy herë. Megjithatë theksoi se asnjëherë përgjegjësit e torturave ndaj tij nuk kanë qenë objekt kritike në shkrimet e tij.

Ashtu si u përdor dhuna fizike, u ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese ndaj meje në 1981, 1982 kam përjetuar tmerre që nuk përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha të enjtura nga dhembjet. Më dënuan dy herë. Herën e parë në ‘81 më dënuan me 14 vjet burg dhe herën e dytë ’82 me 15 vjet burg. I përmenda torturat ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm, asnjë hetues i ish-Jugosllavisë që ishin përgjegjës për torturat që përjetova nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia. I kam lënë të qetë t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”, theksoi Krasniqi.

Ai u shpreh se ndaj popullit të Kosovës është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura dhe dëbime. Krasniqi u shpreh para trupës gjykuese në Hagë se të gjithë e dinë që ai nuk ka qenë i përfshirë asnjëherë në asnjë ngjarje kriminale.

“Nuk e kuptoj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje, burgosje, tortura, dëbime. Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet jo se janë ushtruar ndaj popullit tonë dhe ndaj meje, por sepse i konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën do t’ju thotë se unë, Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje, në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. Integriteti im intelektual dhe njerëzor më ka mundësuar dhe e kam të qartë se cilat mjete duhen përdorur në çlirimin kombëtar në luftë kundër atyre që përpiluan dhe zbatuan genocid ndaj nesh”, tha Krasniqi.

Më tej, shtoi se pas daljes nga burgu është bërë pjesë e LDK-së, prandaj për këtë arsye theksoi se është absurde që të akuzohet për persekutimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi ishte vetë anëtar i saj.

“Pas më shumë se 10 vjetëve, në vitin 1991 u lirova nga burgu i Novi Sadit. Mirëpo kjo nuk nënkuptonte daljen në liri. Populli shqiptar i Kosovës ishte populli më i robëruar. Populli i Kosovës ishte populli i ndaluar. Prandaj nga muret e ndërtesës së burgut të Novi Sadit që ishte i mbushur me shqiptarë, dola në burgun me 2 milionë shqiptarë që quhej Kosovë. Hyra në burgun Kosovë, kur regjimi i Milosheviçit kishte vënë në zbatim politikën e aparteidit si fazë paraprake e genocidit të planifikuar kundër shqiptarëve.

Menjëherë pas kthimit në Kosovë u angazhova në kuadër të strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Drenas. Në atë kohë LDK angazhohej që të ushtrohej një sistem funksional paralel, të jetës politike dhe institucionale në Kosovë për të zbutur pasojat e politikës së aparteidit të instaluar nga regjimi i Beogradit.

Është absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i LDK. Familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Bashkëveprimtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm një mendje e çoroditur mund t’i ketë lindur ideja se unë kam mundur të jem pjesë e persekutimit tim, familjarëve të mi, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi”, tha Krasniqi.

/s.f

Next Post
Botuesi i famshëm amerikan, super dëshmitari që ka futur në telashe Donald Trump

Botuesi i famshëm amerikan, super dëshmitari që ka futur në telashe Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira

Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira

May 25, 2026
“Shteti shihet te mjekët dhe infermierët”, Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: Numri i turistëve është sfidues!

“Shteti shihet te mjekët dhe infermierët”, Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: Numri i turistëve është sfidues!

May 25, 2026
Vendim 5 me 3 në Kushtetuese në favor të Veliajt/ Çështja e masës së arrestit rikthehet në Gjykatën e Lartë

Vendim 5 me 3 në Kushtetuese në favor të Veliajt/ Çështja e masës së arrestit rikthehet në Gjykatën e Lartë

May 25, 2026
Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Nufi: Shqipëria dhe Greqia do të forcojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Nufi: Shqipëria dhe Greqia do të forcojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

May 25, 2026
Rama nga Durrësi: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

Rama nga Durrësi: 301 mjekë dhe infermierë në shërbim të pushuesve

May 25, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Dorëhiqet drejtuesi i AMP-së për Tiranën, Franci Ndoja

May 25, 2026
Operacioni “The Wanted” në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK për drogë dhe mashtrim kompjuterik

Operacioni “The Wanted” në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK për drogë dhe mashtrim kompjuterik

May 25, 2026
Bisedime të fshehta në Doha! Irani dhe SHBA afër një marrëveshjeje paqeje, bie çmimi i naftës

Bisedime të fshehta në Doha! Irani dhe SHBA afër një marrëveshjeje paqeje, bie çmimi i naftës

May 25, 2026
Gara e turizmit, si pozicionohet Shqipëria? 2.7 të huaj për banor, këtë vit mund t`ia kalojë Greqisë dhe Malit të Zi

INSTAT: Shqipëria priti 891 mijë turistë të huaj në prill, rritje me 8.8%

May 25, 2026
Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët!

Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët!

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In