• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Krasniqi del para Hagës: Nuk dua avokat! Fyese t’i ndani shqiptarët në katolikë e myslimanë

by A R
09/11/2020 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë sot para bankës së të akuzuarit në Gjykatën e Hagës, në rolin e ish-zëdhënësit të UÇK-së. Teksa iu lexuan akuzat, Kasniqi është prezantuar para togës së zezë.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërkohë që ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Jakup Krasniqi refuzoi të ketë një avokat mbrojtës pasi u shpreh se mund ta përfaqësojë vetë veten e tij.

I akuzuar për vrasje të katolikëve dhe keqtrajtim të personave pas lufte, Krasniqi i tha gjykatës se është fyese që Prokuroria i ndan shqiptarët në katolikë e myslimanë. Ai u shpreh se adresa e kësaj maskarade është Beogradi.

Kransiqi shtoi se kurrë në jetë nuk ka keqtrajtuar askënd.

Ai kritikoi ashpër cilësimin nga ana e ‘Speciales’ për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Kujtojmë se atakuza e ngarkon Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale, kanë njoftuar nga Dhomat e Specializuara.

Prezantimi:
Unë jam Jakup Krasniqi.

Data e lindjes dhe vendi?
1951. Kosovar

E kuptoni gjuhën shqipe?
E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe.

Zoti Krasniqi më konfirmoni nëse e keni marrë aktakuzën e datës 4?
Po e kam marrë. Një pjesë të saj e kam marrë në 4 nëntor 2020. Edhe në burgun e Hagës kam marrë një aktakuzë të korrigjuar. Është në gjuhën shqipe, e kam lexuar mirë dhe e kam kuptuar mirë.

/a.r

Next Post
FOTO/ Të armatosur, mbështetësit e Trump dalin në rrugë dhe protestojnë për rezultatin e zgjedhjeve

FOTO/ Të armatosur, mbështetësit e Trump dalin në rrugë dhe protestojnë për rezultatin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In