• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krans Montana / Nishani: Të çohet më tej investimi për paqen

by A R
30/06/2016 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti  Bujar Nishani, mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Forumit të Krans Montanas, që zhvillohet këtë vit në Vjenë nën patronazhin e Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.

Në ceremoninë e hapjes ku ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanović, ish-Kryemininstri i Rumanisë Victor Viorel Ponta, Ministrja e Ambientit e Marokut dhe presidentja e ardhshme e COP22 Hakima El Haite, si dhe shumë personalitete të tjera, Presidenti Nishani mbajti një fjalë ku u përqendrua në zhvillimet më të fundit evropiane dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit shqiptar theksoi ndër të tjera se procesi i integrimit evropian të vendit, pavarësisht zhvillimeve më të fundit evropiane, vijon të mbështetet masivisht nga qytetarët dhe forcat politike shqiptare, pasi ky proces nënkupton  standarde, zhvillim dhe mirëqenie për shqiptarët.

“Integrimi evropian nuk është thjesht një ëndërr, por objektivi më madhor dhe strategjik i vendit dhe e vetmja alternative e zhvillimit të tij”, tha ai.

Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe vendet anëtare të mos neglizhojnë vëmendjen edhe ndaj procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

“Investimi i bërë për paqen, pajtimin, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni duhet ruajtur dhe çuar më tej.” u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar. (java / r.a)

Next Post

"Hillary Clinton" vendoset në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com