• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Krahasimi me europianët, si renditen shqiptarët për shpenzimet në restorante dhe hotele

by A R
17/01/2020 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulët në totalin e shpenzimeve krahasuar me Europën. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2018 një familje shqiptarë shpenzoi mesatarisht për restorante dhe hotele 4.7% të totalit të shpenzimeve, ndërkohë që një familje europiane shpenzon dyfishin.

Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shpenzimet për një familje në Europë zinin 8.6% të totalit të shpenzimeve. Megjithatë edhe brenda Bashkimit Europian ka diferenca të theksuara nga njëri-vend në tjetrin për sa i përket peshës së shpenzimeve për restorante dhe hotele, të cilat jo domosdoshmërish lidhen me zhvillimin dhe të ardhurat e vendit. Rekordin në Europë për shpenzimet më të lartë të këtë kategori shpenzimet e mbajnë dy shtete ishullore si Malta dhe Qipro, ku përllogaritet se familjet shpenzojnë gati një të pestën e totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele 9shiko grafikun).

Por në të njëjtën kohë nuk mbeten pas as vendet e Ballkanit Perëndimor. 16.2% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze shkojnë për këtë kategori, duke u renditur si vendi I katër në të gjithë Europën për peshën e lartë.

Pas Malit të Zi renditet Kroacia, vendi më i ri i anëtarësuar në BE. Sipas Eurostat 14.7% e shpenzimeve totale të familjeve atje shkojnë për restorante dhe hotele. Mali i Zi dhe Kroacia janë dy prej destiancioneve turistike në zhvillim të shpejtë, çka ka ndikuar në çmimet e hoteleve dhe restoranteve në të dy këto vende. Edhe Spanja, një tjetër destinacion turistik tepër popullor europian, renditet krah vendeve që familjet kanë shpenzime të larta për hotele dhe restorante me 14.6% të totalit për vitin 2018.

Nga ana tjetër në vend e Europës Perëndimore, shpenzimet për restorante dhe hotele janë më të ulëta se mesatarja europiane. Kështu për shembull shpenzimet për restorante dhe hoteleve të familjeve gjermane, ekonomisë më të zhvilluara të Europës, ishin 5.5% të totali të shpenzimeve të familjeve duke u renditur fill pas Shqipërisë. Edhe në vendet e tjera si Danimarka apo Belgjika, shpenzimet për restorante dhe hotele ishin përkatësisht 6.3 dhe 6.5% të totalit.

Familjet serbe të fundit

Shpenzimet më të ulëta në Europë për këtë kategori janë regjistruar në Serbi, ku në totalin e shpenzimeve të familjeve atje, shpenzimet për restorante dhe hotele nuk zinin më shumë se 3% të totalit. Më pas renditen vendet si Rumania me 3.1%, Polonia me 3.6% dhe Lituania me 4.2%.

/monitor/a.r

Next Post
Ftesat e Thaçit dhe mospërgjigja e Albin Kurtit: Do ta takoj, por datën se kur e formoj qeverinë s’e përcakton ai

“Guximi i Marigosë dhe i trimit mbetet porosi për ne”, Kurti mesazh ngushëllimi për vdekjen e Xhevdet Ferrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In