• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ zyrtarizon sot regjistrimin e LSI për zgjedhjet; Plotësohen vendet bosh të opozitës në KZAZ

by A R
29/03/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të zhvillojë sot mbledhjen e rahdës ku janë të parashikuara një sërë vendimesh të rëndësishme për zgjedhjet e 18 Qershorit, por edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë.

Një prej pikave të rendit të ditës është edhe regjistrimi i disa partive për garën e 18 Qershorit. Mes tyre është edhe partia e dytë e koaliciuonit qeverisës, LSI.

Mes vendimeve të rëndësishme është edhe miratimi i listës së kandidatëve që do të plotësojnë vendet e lëna bosh në KZAZ nga partitë e opozitës.

Ja rendi i ditës në mbeldhjen e KQZ që do të mbahet në orën 15.00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 29.03.2017, ora 15:00,  zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

A. Shqyrtimi i projekt vendimeve,

1.Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
2. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
3. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, për zgjedhjet  për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
4. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Komuniste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
5. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Demokrate për Integrim e Prosperitet, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
6. Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë Arbnore Kombëtare për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
7. Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë kavajë, që do të zhvillohen në datë 7 maj 2017.
8. Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarë të KZAZ nr.42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
9. Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e 7-të të KZAZ nr. 42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
10. Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ nr.42, KQV-ve dhe GNV-ve. për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017.
11. Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-së dhe KQV të ZAZ nr. 42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë të datës 7 maj 2017.
12. Për miratimin e listës emërore të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ anëtarë dhe sekretare të KZAZ-ve.
13. Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017.
14. Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, dhe thirrjen e mbledhjes së parë të tyre.
15. Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së  nr.1 për zgjedhjet për Kuvend të datës 18 qershor 2017.
16. Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 07.05.2017.
17. Për miratimin  e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe komisioni i zonës së administrimit zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kavajë të datës 07.05.2017.
18. Për përdorimin e kamerave rregjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 07.05.2017
19. Për miratimin e modelit të vulës së kzaz-së, kqv-së, kryetarit të kqv-së, vulës rezerve për kqv-të,  administrimit dhe shpërndarjes së vulës rezervë, për  zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 07.05.2017
20. Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 Maj 2017.
21. Për dhënien e mandatit të kandidatit  të Kuvendit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Fier, për plotësimin e vakancës të njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të mbarmit të mandatit të deputetit Z. Ervin Koçi.

B. Shqyrtimi i projekt aktit
1. Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.  (Çështje e shtyrë nga mbledhja e datës 20.03.2017)

Next Post
Rama në Francë, merr titullin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”

Rama në Francë, merr titullin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

August 6, 2026
Deputeti i PD, Luçiano Boçi: 3 opsionet kemi në tryezë për Kuvendin

Reforma Territoriale, Boçi: PD kërkon dakordësi, të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtar

August 6, 2026
Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

August 6, 2026
Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

August 6, 2026
Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin

Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin

August 6, 2026
Territorialja, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat

Territorialja, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat

August 6, 2026
Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

August 6, 2026
“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

August 6, 2026
Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

August 6, 2026
Zvërneci/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’! Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com