• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KQZ voton kundër dorëheqjes së kandidatit të APPD për Kurbinin

by
01/06/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve shqyrtoi sërish sot kandidaturën e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, për Kurbinin, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që të shfuqizojë vendimin e KQZ-së.

KQZ votoi kundër dorëheqjes se kandidatit të PD, Altin Biba me 4 vota pro dhe 3 kundër. Kjo solli debate të ashpra midis palëve në KQZ.

Por ky vendim ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen e sotme mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së në KQZ

Genci Gjonçaj tha se veprimet që ka kryer KZAZ në Kurbin, e cila ka regjistruar edhe kandidatin e djathtë Ilir Pjetraj duhet të shpallen të pavlefshme.

 “Nuk është ky momenti në të cilin të përballen argumentet. Sigurisht kemi qëndrime të kundërta. Për këtë arsye u përballëm edhe në Kolegj Zgjedhor. Por sot praktikisht kjo çështje e ezauruar”, tha Kaso.

Ndërkohë debate dhe tone të larta pati edhe ndërmjet anëtarit të djathtë të KQZ-së Klement Zguri dhe kryetares Lefterie Luzi. Zguri kërkoi njohjen e vendimit të KZAZ për dorëheqjen e Altin Bibës nga gara për kryetar të Bashkisë Kurbin. Ai tha se KQZ po i jep fitoren në tavolinë subjekteve zgjedhore. Ndërsa Luzi kërkoi shqyrtimin e kësaj çështjeje nga të gjitha anët. Ndërkohë anëtari i PS-së në KQZ kërkoi që dorëheqja e kandidatit të parë të APPD të shpallet e pavlefshme dhe ai të mbetet në garë, duke mos regjistruar në këtë mënyrë kandidatin Ilir Pjetraj. Por anëtarët e djathtë të KQZ-së deklaruan se ky vendim penalizon subjektin dhe qytetarët.

Zguri: Ku është procesi konkurues kur njësia administrative në fjalë ka një kandidat? Biba, në datë 9 ka një dorëheqje të parevokueshme. Ka tre javë kur s’kemi asnjë përgjigje. E kemi marrë të gjithë me lehtësi. Ku është e drejta e kandidatit për 30 ditë fushatë? Është njësoj si ti japim tjetrit zgjedhjet në tavolinë. Ngelem me të njëjtin mendim si në mbledhjen e parë. Do të kërkoja njohjen e vendimit të KZAZ të dorëheqjes së kandidatit dhe pranimin e regjistrimit të kandidatit tjetër.

Lefterie Luzi: Jo me kaq patos atë që i kërkon KQZ. Jini të kujdesshëm me ato që i kërkoni kësaj tavoline. Ta shikojmë konkurueshmërinë nga të gjitha anët, jo nga ajo anë që e shikoni ju. Ku është kjo forcë politike që kandidon njerëz që dorëhiqen brenda ditës, brenda natës? Subjektet zgjedhore kur të sjellin kandidatët në bashki të mendohen mirë, se njerëz të tillë përderisa japin dorëheqjen s’është i aftë. A ka përgjegjësi për kandidatët që zgjedhin? Ky s’është vetëm faji i KQZ. Kthehemi tek vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Thotë se KQZ nuk e ka marrë në shqyrtim dorëheqjen e kandidatit. Do ti kthehemi vendimit të dorëheqjes të Altin Bibës. Për sa i përket çështjes së kandidatit është e shqyrtuar tashmë.

Vera Shtjefni: KQZ nuk ka ç’të bëjë tjetër përveçse të pranojë dorëheqjen dhe të regjistrojë kandidatin.

Lefterie Luzi: Përpara se të shkojmë tek afati dhe tek regjistrimi, duhet të ndalemi tek dorëheqja. Pavarësisht se kjo KZAZ e ka pasur dokumentacionin për tërheqjen e kandidatit nuk e ka shqyrtuar.

Denar Biba: Ne duhet të diskutojmë në lidhje me ligjshmërinë e dorëheqjes dhe kjo është e lidhur edhe me zgjidhjen e çështjes. Nëse ne pranojmë që dorëheqja është e ligjshme, atëherë vijojmë me zëvendësimin e kandidatit. Nëse dorëheqja është e paligjshme atëherë mbetet. Kemi boshllëk ligjor në lidhje me faktin nëse dorëheqjet janë të mundshme apo jo. Mendoj se dorëheqja e Bibës është e pavlefshme. Më mirë i japim drejtim sot kësaj çështjeje dhe themi se dorëheqjet nuk pranohen dhe zotëria Altin Biba mbetet atje dhe mbyllet ky diskutim.

Vera Shtjefni: Që të mbërrish në vendim ligjore duhet të kesh një bazë ligjore. Me këtë zgjedhje që mendoni ju ti jepni çështjes, nuk penalizohet kandidati, sepse është tërhequr por penalizohet subjekti, koalicioni. Por nga ana tjetër është penalizmi që i bëjmë të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur.

KQZ, 3 projekte për zgjedhjet: Kamera sigurie në Lundër, harta zgjedhore për QV-të dhe informacion online për listat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot tre projekte të reja në mbështetje të procesit zgjedhor 2015. Bëhet fjalë për tre risi që kanë të bëjnë me instalimin e kamerave të sigurisë në Lundër ku do të administrohen materialet e votimit, harta zgjedhore dhe informacion online për listat.

Në projektin e kamerave në Lundër, KQZ për të ofruar transparencë për të gjitha partitë ka mundësuar pajisjen me kamera sigurie të ambienteve të magazinave në Lundër ku administrohen materialet zgjedhore dhe fletët e votimit.

Projekti i hartave zgjedhore bën të mundur informacionin e detajuar mbi zonat e qendrave të votimit, zonat e administrimit zgjedhor, bashkitë, njësitë administrative përbërëse etj

Dhe projekti i tretë ka të bëjë me informacionin online mbi regjistrimin e listave shumë emërore dhe kandidatëve për kryetar Bashkie. Ky aplikacion tregon hartën ku paraqiten kandidatët të cilët konkurrojnë për kryetar Bashkie dhe Këshillin Bashkiak, siç paraqiten në fletën e votimit në secilën bashki. Harta përdor të dhënat e paraqitura në KQZ nga subjektet politike dhe listat e regjistrimit të kandidatëve. / Bw

Next Post

Dako & Klosi me fëmijët, premtojnë mbështetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In