• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ vendos, Edmond Leka merr mandatin e Koço Kokëdhimës në Kuvend

by Java News
10/06/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Leka është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pasi i është dhënë mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ vendosi me katër vota pro dhe tri vota kundër për t’i dhënë mandatin Lekës.

Tri votat kundër ishin për shkak se opozita kërkoi që në fillim të bëhej verifikimi i figurës së Edmond Lekës.

Kokëdhima humbi mandatin e tij të deputetit pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese e cila e gjeti në papajtueshmëri me kushtetutën, pasi njëra nga kompanitë e tij kishte përfituar fonde publike në kohën kur ai ishte deputet i vendit.

Kush është deputeti Edmond Leka

Edmond Leka është aktualisht kryetar i PS Vlorë, ndërsa mban edhe detyrën e drejtorit të portit.

Edmond Leka ka lindur në 14 mars të vitit 1964 në Vlorë, aty ku ka kryer edhe shkollën fillore, Naim Frashëri. Më pas është transferuar në Tiranë, ku fillimisht ka kryer Politeknikumin në degën specialist elektronik, ndërsa në vitet  1983- 1988 ka kryer studimet e larta në universitetin e Tiranës në degën Inxhinier elektronik për industrinë.

Edmond Leka disponon edhe dimplomën për jurist, si dhe master i nivelit të parë jurist (e drejtë administrative).

Pas përfundimit të universitetit, prej vitit 1991 deri në vitin 1997, ka qenë në Greqi, ndërsa prej atij viti ka nisur punë si administrator pranë Aulona SHPK, kompani për shërbime publike. Në vitin 1999 krijoi kompaninë LINEA DEKOR, së bashku me ortakë të tjerë deri në vitin 2007, vit në të cilin është zgjedhur në krye të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë.

Në vitin 2010 ka marrë postin e nënkryetarit të bashkise Vlorë, post në të cilin qëndroi deri në vitin 2013. Aktualisht, prej një mandati është edhe kryetar i PS, Vlorë, ndërsa pas fitores së PS në zgjedhjet e 2013 është emëruar drejtor i institutit të sigurimeve shoqërore dhe me pas drejtor i portit, post të cilin mban aktualisht.

Edmond Leka është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Lista e deputetëve të PS, qarku Vlorë

EDI RAMA
VALENTINA LESKAJ
KOÇO KOKËDHIMA
LUIZA XHUVANI
FATMIR TOÇI
ANDREA MARTO
EDMOND LEKA
SHUAIP BEQIRI
MIRA SHEHU
SHEME LULO
SOKOL BANA
GENCI KOJDHELI
NEIME GJIKA
NORETA KALCUNI
INES STASA

/ java. a.k

Next Post

Belen Rodriguez po djeg rrjetet sociale... me këtë FOTO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In