• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ ultimatum PD-së: Ke 24 orë afat për plotësimin e listave të kandidatëve për deputet

by Java News
28/05/2017 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues. Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri.

PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 94 emra nga 140 të mundshëm.
Selia blu ende nuk ka dhënë sqarime mbi arsyet se pse ka dorëzuar një listë të paplotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo shenon nje rast te paporecedente ne hostorine politike te pluralizmit kur nje subjekt i madh politik çon listat te paplotesuara me emra kandidatesh per deputet.

Listat e PD, debate në KQZ
Listat e paplota të PD-së dhe mungesa e formularëve të dekriminalizimit të kandidatëve për deputet ka shkaktuar debate në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Denar Biba gjatë mbledhjes deklaroi se nuk ka kohë për verifikimin nëse kandidatët janë me precedent penal, ndërsa anëtarët shprehen kundër plotësimit e pjesës së dytë të listës.

I lihet sërish kohë për deklarimin e të dhënave të deputeteve, ndërsa miratohet fleta e votimit për zgjedhjet në Kavajë.

Debatet në mbledhjen e KQZ-së

Biba: Ne nuk kemi më kohë për përgatitjen e procesit zgjedhor. Dihet që për fat të mirë apo të keq, fletët e votimit nuk prodhohen në Republikën e Shqipërisë por jashtë saj prej vitesh tashmë. Kërkohet një kohë e caktuar për prodhimin e fletës.

Zguri:  Si deklarata janë të bukura por nuk ke pse ta bësh.

Biba: E bukur apo jo e bukur mos më thuaj mua i thuaj qytetarëve.

Zguri: Merre dhe lexoje rendin e ditës, boll rrëmuje ke bërë.

Juristi i PD, Njazi Kosovrasti: Nëse pranojmë 26-ën ose nëse pranojmë ose të gjithë rregullat sesi administrohet dokumentacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhje, kjo nuk do të thotë që 26-ta kur partia bën gjithçka të përsosur.

Juristi Ervin Salianji: KQZ-ja duhet të kishte sjellë atë që PD-ja ka sjellë atë listë dhe ne të kishim konstatuar këtu mbledhje mungesa që do të thotë mungesa në lidhje me vendet bosh që s’ka plotësuar në lidhje me dokumentacionin dhe pastaj atë që thotë Kosavrasti kthimin për plotësim.

 

Next Post
Fitim Zekthi, kandidati i Bashës në Elbasan, i përvishet Bregut e Gjergj Lezhjes

Fitim Zekthi, kandidati i Bashës në Elbasan, i përvishet Bregut e Gjergj Lezhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

February 7, 2026
Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

February 7, 2026
Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

February 7, 2026
Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In