• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“KQZ s’ka fuqi veprimi”, ish-kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje për Tiranën më 9 nëntor!

by A R
09/10/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, e sheh të pamundur, që zgjedhjet për bashkinë Tiranë të zhvillohen më datë 9 nëntor 2025.

Në një prononcim për gazetaren e tvklan.al, Enxhi Dogjani, pas vendimit të sotëm, 9 tetor, të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit presidencial për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet, ai thotë se KQZ nuk ka asnjë fuqi veprimi lidhur me procesin zgjedhor për bashkinë më të madhe në vend.

“Me këtë pezullim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka asnjë fuqi veprimi, ndikon në të gjithë ecurinë e procesit, sepse nuk regjistrohen dot as kandidatët për secilin subjekt politik”, argumentoi Kume, duke pasur parasysh se më 31 tetor 2025 në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca publike për ankimimin e Erion Veliajt, që u shkarkua nga posti i kryetarit të bashkisë, me vendim të Këshillit të Ministrave më 25 shtator.

“Derisa Kushtetuesja ka marrë këtë vendim në mënyrë unanime, do të thotë që procesi ka pasur parregullsi nga ana ligjore”, shtoi Kume, duke theksuar se në dijeninë e tij ky rast është i paprecedentë, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një Gjykatë të pezullojë dekretin e Kreut të Shtetit.

“Partitë politike të bëjnë çfarë të duan, nuk bëhet dot asnjë veprim! Kanë nisur hapat e shtetit ligjor”, tha ai.

Gjykata ka vendosur këtë të enjte, njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në bashkinë Tiranë.

Next Post
Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane

Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In