• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

by E S
20/09/2025 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër parti të reja që garuan në parlamentaret e 11 majit 2025, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve.

Vendimi, që Report Tv e disponon, është marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Kompensimi financiar është në masën e 12,7 milionë lekë në vota për 4 parti.

Bëhet fjalë për “Lëvizja Bashkë”, “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, “Partia Mundësia” dhe “Partia Koalicioni Euroatlantik”.

Konkretisht, Lëvizja Bashkë do të përfitojë 2.3 milionë lekë, Lëvizja Shqipëria Bëhet do të marrë 3.8 milionë lekë kompensim financiar, për Partinë Mundësia do të shpërndahen 4.6 milionë lekë dhe 1.9 milionë lekë të tjera do të jepen për Partia Koalicioni Euroatlantik.

Pra, në total, bëhet fjalë për një shumë prej 12.7 milionë lekësh.

PARTITË QË MARRIN KOMPENSIM FINANCIAR PASZGJEDHOR DHE SHUMA E PËRFITUAR
Lëvizja Bashkë 2.307.418 lekë
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet 3.884.362 lekë
Partia Mundësia 4.601.488 lekë
Partia Koalicioni Euroatlantik 1.963.190 lekë
TOTALI: 12.756.458 lekë
KQZ argumenton se këto parti nuk kanë përfituar fonde publike paradhënie për fushatën zgjedhore, e për këtë arsye do të përfitojnë kompensimin paszgjedhor.

Kushti i vetëm që partitë të marrin këtë kompensim, është që duhet të kenë marrë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në rang vendi. Vlera e një vote të vlefshme, sipas KQZ-së, është 94 lekë.

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka detyrimin t’u kompensojë fonde nga Buxheti i Shtetit atyre subjekteve zgjedhore të cilat kanë marrë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi në zgjedhjet e datës 11 Maj 2025”, argumenton KQZ.

Vlen të theksohet se Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, që në këto zgjedhje garoi në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, së bashku me partinë e Endri Shabanit, do ta përfitojë e vetme kompensimin prej 3.8 milionë lekësh, pasi partia e Shabanit kishte përfituar fonde paradhënie për fushatën.

Edhe pse garuan në koalicion, bazuar në përllogaritjet e KQZ-së, Nisma Lëvizja Shqipëria Bëhet i ka marrë votat e saj të mjaftueshme për kalimin e pragut të paktën 1% që të përfitojë kompensimin paszgjedhor.

Për këtë arsye, kompensimi do të jepet vetëm për partinë e Lapajt, dhe jo atë të Shabanit, pasi i kishte marrë fondet përpara zgjedhjeve.

Po kështu, edhe partitë e tjera që kanë marrë votat e mjaftueshme, dhe nuk gjenden në listën e mësipërme, i kanë marrë fondet publike paradhënie për fushatën zgjedhore të 11 majit.

Next Post
LIVE/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor

LIVE/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In