• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ refuzon 1.891 zarfe me fletëvotime nga diaspora

by Ardit Rada
18/02/2021 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime të ardhura nga diaspora, deri më tani ka aprovuar 4 mijë e 811 sosh, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891.

Këto fletëvotime janë refuzuar për shkak se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit, nga votues të paidentifikuar dhe për shkak që kanë bashkangjitur dokumente jo valide.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vijon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime dhe selektimi i tyre. Ai tha se gjatë periudhës së votimit përmes postës kanë pranuar rreth 43.500 pako me fletëvotime dhe vetëm pas verifikimit të çdo pakos do të dihet se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë vendit.

“Nga procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime janë aprovuar 4 mijë e 811 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë refuzuar kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar votim grupor, nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jo valide apo nga votues që kanë dërguar fletëvotime më shumë se një herë”, tha Elezi.

Ai tha se besojnë që brenda disa ditëve do të përmbyllet procesi i vlerësimit të pakove dhe skanimi i listës së votuesve, që më pastaj të fillojë numërimi i votave nga jashtë vendi.

“Po besojmë që brenda disa ditëve do të përmbyllen këto procese më mënyrë që të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendi, pastaj fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së bëri të ditur se deri më tash kanë publikuar rreth 70 për qind të të dhënave te formularëve të subjekteve politike.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar me procedimin e të dhënave nga formularët e rezultateve. Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë proceduar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1.661 vendvotime apo rreth 70 për qind, si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1.324 vendvotime apo rreth 59 për qind”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi tha se në QNR është duke u vazhduar me skanimin e listës përfundimtarë të votuesve, ku deri më tani tha se janë skanuar 1 mijë e 244 vendvotime apo rreth 53 për qind e saj./a.p

Next Post

Shqipëria në 24 orët e fundit: 1,112 infektime dhe 17 viktima nga Covid, 991 të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com