Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 09:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
Në Bashkinë Tepelenë kanë votuar 4.4 përqind e qytetarëve, në Mat 6.2 përqind, Cërrik 2.9 përqind, Berat 2.35 përqind dhe në Vlorë 1.33 përqind.












