Pas zyrtarizmit të koalicionit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka vetëm një Partia Demokratike.
Ndërsa koalicionin e LSI-së e konsideron “Shtëpia e Ilirit”.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve”, ka shkruar Bardhi.
KQZ regjistroi si koalicion LSI-në dhe PDK-në e Nard Ndokës me emrin “Shtëpia e Lirisë”, ndërsa nuk regjistroi grupin e rithemelimit.
/a.r