• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KQZ: Përfundon numërimi i votave; 47.63 % pjesëmarrja në zgjedhje

by
28/06/2015 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) bëri të ditur të dielën përmbylljen zyrtarisht te procesit të numërimit te votave për kryetar dhe per këshillat bashkiakë, ndërsa tha se ky proces u finalizua brenda katër ditësh. KQZ informoi se në zgjedhjet e një jave më pare morën pjesë 1.606.231 zgjedhës, ose 47.63 %, ndërsa pjesemarrja e grave ishte ne masen 45.02%.

“Sot përfundoi procesi i numërimit të votave për kryetar dhe për këshilltar në rang vendi, pra, ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Malsinë e Madhe në KZAZ-në nr. 1, numërim i cili un krye në Shkollën “1 Maji” në Tiranë”, deklaroi zedhenesja e KQZ-se, Drilona Hoxhaj.

Pavarësisht zvarritjes së numërimit të votave nga KZAZ e Malesisë se Madhe, ky proces, krahasuar me zgjedhjet e kaluara është përmbyllur në një kohë më të shkurtër, brenda kater ditesh.
“Falë ndërhyrjes së KQZ-së me vendimmarrje për zgjidhjen e situatave të krijuara në disa VNV dhe fale bashkëpunimit me forcat politike për vazhdimin e procesit të numërimit në mënyrë të pandërprerë, u bë e mundur numërimi i të gjitha kutive të votimit me nje ritëm më të shpejtë se në zgjedhjet e kaluara”, tha zedhenesja.

Sa I takon pjesemarrjes KQZ njofton se ne votime morën pjesë 1.606.231 zgjedhës, ose 47.63 %. KJo shifer eshte me e ulet krahasuar me zgjedhjet e 2013-s ku morën pjesë 1.749.278 zgjedhës, ose 53.46%, ndersa në zgjedhjet vendore të 2011-s pjesëmarrja ishte në masen e 51.10%.

Sipas KQZ-se, aktualisht, është në përfundim dorëzimi i dokumentacionit zgjedhor, si dhe dorëzimi I kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore nga të gjitha KZAZ-të, te cilat po administrohen nga KQZ.

Gjithashtu, ka nisur dhe procesi i relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, ndersa Komisioni po punon intensivisht për të mundesuar miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve, për 10 bashkitë, te administruara nga më shumë se një KZAZ.

Next Post

BQE premton ruajtjen e nivelit aktual të financimit të bankave greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com