Në kushtet kur opozita e bashkuar ka hequr dorë nga mandatet e deputetit me pretendimin se vendi është kapur nga krimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kreut të saj, Klement Zguri iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre duke mos dorëzuar listat për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura.
“Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai.
g.kosovari