• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ miraton projekt-vendimin për implementimin e teknologjisë, Celibashi: Ja si do të funksionojë

by Ardit Rada
31/10/2020 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teknologjia në zgjedhje, e veçanërisht identifikimi biometrik është një prej sfidave më të mëdha për institucionin e administrimit të zgjedhjeve, ndaj puna për ta aplikuar atë më 25 prill në të gjitha qendrat e votimit nisi me miratimin e vendimit për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi edhe karakteristikat kryesore që duhet të përmbajë impementimi i këtij procesi.

“Teknologjia në zgjedhje e veçanërisht identifikimi biometrik një nga çështjet më të rëndësishme. Drafti që kemi hartuar është vetëm hapi i parë në realizimin e këtij objektivi, por koha e shkurtër që kemi patur na ka obliguar më shumë për ta paraqitur, pavarësisht ngarkesës. Kohën e humbur do përpiqemi ta përfitojmë me angazhim më të madh.

Karakteristikat kryesore që duhet të gëzojë identifikimi biometrik: Sistemi duhet të jetë i mbyllur, pra jo online, që funksionon në mënyrë autonome, të veprojë për çdo qendër votimi, baza e të dhënave që do përmbajë është lista përfundimtate e zgjedhësve dhe do ketë akses vetëm për listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Në tërësinë e vetë sistemi duhet të sigurojë siguri të plotë edhe për ruajten e të dhënave personale të votuesve. Ky akt do pasohet edhe nga aktet e rregullave sesi do fuknsionojë më pas.” tha ndër të tjera ai.

“Rregullatori” vendosi që për identifikimin e zgjedhësve të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në çdo qendër votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Rregullatori sqaron edhe kushtet që duhet të përmbushë ofertuesi i implementimit të teknologjisë.

Ofertuesi i implementimit të sistemit dhe furnizimit të pajisjeve duhet të jetë një kompani me përvojë të suksesshme ndërkombëtare, të gëzojë emër të mirë të njohur botërisht si dhe duhet të ketë realizuar me sukses implementimin e proceseve të identifikimit dhe/ose votimit elektronik në vende me numër zgjedhësish jo më të ulët se Republika e Shqipërisë.

Ofertuesi i implementimit të sistemit nuk duhet të jetë i varur nga asnjë qeveri e asnjë shteti tjetër, as në pronësi dhe as në strukturë. Ofruesi i implementimit të sistemit dhe furnizimit të pajisjeve duhet të garantojë implementimin në 100 % të qendrave të votimit në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ofruesi i implementimit të sistemit dhe furnizimit të pajisjeve duhet të garantojë mirëmbajtjen e sistemit dhe furnizimit të pajisjeve (përfshirë zëvendësimin e PEI brenda 2 orësh) në 100 % qendrave të votimit në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ofruesi i implementimit të sistemit dhe furnizimit të pajisjeve duhet të garantojë trajnimin e trajnuesve të KQZ-së, të ngarkuar për të kryer trajnimin e Komisionerëve të QV, si dhe personave përgjegjës për përdorimin e pajisjeve të identifikimit.”

/e.rr

Next Post
PD thirrje Ruçit: Miratoni ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ushtro përgjegjësitë si Kryetar Kuvendi

Rama u tall me zgjedhjet brenda PD, reagon Bardhi: Shqiptarët do votojnë kandidatët tanë, të vlerësuar nga Komisioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In