• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ miraton fletët e votimit, koalicioni “Bashkë fitojmë” pa emrin e drejtuesit

by A R
15/04/2023 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe të këshilltarëve bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në mbledhjen e sotme u miratua fleta e votimit për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë në Tiranë.

Sa i përket kandidatëve në fletë do të vendoset emri i kandidatëve, poshtë tyre emri i subjektit ku kandidojnë dhe bashkangjitur tyre logoja.

Në fletën e votimit, në krah të çdo partie politike është radhitur edhe emri i kryetarit të forcës politike.

Por në mbledhjen e KQZ-së, u debatua lidhur me mungesën e emrit të drejtuesit të koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa theksoi se kjo është cenim i dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe krijon konfuzion te zgjedhësit, ndërsa kërkoi sqarime se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.

Ai deklaroi se ky është precedenti i parë në zgjedhjet që fleta e votimit del pa emrin e drejtuesit të koalicionit.

“Kjo nuk i shërben procesit zgjedhor por i vendos minat”, deklaroi Sefa.

Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Kaziaj e argumentoi kërkesën e tyre për të mos e pasur në fletën e votimit emrin e Ilir Metës se nuk ndikon pasi votohet programi.

Sipas tij, fleta e votimit i ka të gjitha elementët.

“Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari partisë politike, por forca dhe programi që duhet të dalin në pah te votuesi, tha Kaziaj.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji deklaroi se “nëpërmjet kësaj flete po fshihet pas gishtit duke çuar votuesit në çadrën e Shtëpisë së Lirisë”.

Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se principi kryesor në ligj është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre.

“Ajo çka e bën legjitime kërkesën e çdo subjekti zgjedhor në lidhje me fletën e votimit është qartësia e të dhënave të tij ashtu siç duhet të jenë dhe të qarta për votuesit. Dhe e dyta nëse të dhënat e një subjekti tjetër janë të tilla që konfondojnë votuesit në lidhje me subjektin. Nuk ka asnjë urdhërim nga Kodi Zgjedhor të vendosjes së emrit të kryetarit të koalicionit”, tha Celibashi.

Sipas tij, në të kaluarën ka qenë marrëveshje dhe zgjedhje e vetë atyre.

/a.r

Next Post
Sherr e grushte mes disa personave në një lokal në Vlorë, në pranga një 36-vjeçar

Sherr e grushte mes disa personave në një lokal në Vlorë, në pranga një 36-vjeçar

Comments 3

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    A nuk mund të atakohet ky shkërdhatllëk i Celibashit ?

    Reply
    • Rexho Beluli says:
      3 years ago

      Nëqoftëse, PS apo PD e Alibeut, nuk e atakojnë, atehere këtu ka një, ”pisllëk” si nga OS ashtu edhe kjo PD-ja e Alibeut.
      Ndryshe nuk do të ishte kaq trim Celibashi, kunati i Mediut.

      Reply
  2. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Mose e lejoni kyt shkerdhate celibashit,te mbroje komunistat e spiunte,pse pa emer.E dine mire celibashi e ata qe urdherojne celibashin te bejne pislliqe te tilla ne favor te hajdutve 31 vjecare.Votuesit sa po te shohin emrat e ktyre ndytsirave e tjerve si kta qe ju shkojne pase si delet,kurre nuke do tu japin voten kta jane hajdute e vrases.Opozita e vertete qe eshte PD duhet te mose pranoje kurrsesi kyt poshtrim nga nji i shitur sic eshte celibashi,e kushe urdheron kyt

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In