Pas miratimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), e ndërsa PD dhe LSI kanë hedhur akuza se PS ka manipuluar zgjedhjet dhe ka vjedhur votat, sërish nuk kanë paraqitur asnjë ankesë. Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar pikërisht me këtë fakt, ndërsa shkruan në Facebook se “nesër fillon lufta drejt fitores”.
KQZ miratoi sot rezultatin për të 12 qarqet e vendit dhe për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), e ndërsa PD dhe LSI kanë hedhur akuza se PS ka manipuluar zgjedhjet dhe ka vjedhur votat, sërish nuk kanë paraqitur asnjë ankesë.Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar pikërisht me këtë fakt, ndërsa shkruan në Facebook se “nesër fillon lufta drejt fitores”.
“KQZ zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve. PD-LSI s’ka regjistruar asnjë ankesë. Nesër fillon lufta drejt fitores”, shkruan ai në Facebook.
Shqiptarja.com