• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ merr vendimin! Celibashi: Të drejtën për ta regjistruar PD e ka Basha! 48 orë kohë që të bëjë kërkesë me firmën e tij

by A R
09/03/2023 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KQZ njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike dhe kjo buron nga regjistri i partive politike në Gjykatën e Tiranës.

Në argumentimin e tij ligjor, pasi u njoh me pretendimet e palëve, Ilirjan Celibashi tha se Lulzim Basha është i vetmi person që mund të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Nga ana tjetër, Celibashi ka kthyer për plotësim dokumentacioni kërkesën e grupimit të Alibeajt duke u shprehur se përgjegjesia për t’u regjistruar në zgjedhje nuk mund të delegohet. Kështu, kërksa për regjistrimin e PD në zgjedhje duhet të paraqitet me firmën e Lulzim Bashës brenda 48 orëve në vijim.

“Nuk është KQZ që vendos se kush është kryetari i një partie. Dikush nga ju thotë e vendos anëtarësia, dikush një tjetër. Por në fakt ligji e përcakton se është Gjykata që e përcakton se kush është përfaqësuesi i një partie politike.

Kjo është e qartë dhe regjistri i partive politike gjendet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Aty shënohet emri i plotë i partisë, inicialet dhe emri i kryetarit. Ky është dokumenti zyrtar që tregon se një parti politike është e regjistruar dhe kush është drejtuesi i saj.

Anëtarësia e partisë mund të njohë për drejtues këdo që ata çmojnë, por për ligjin dhe KQZ merret në referencë dokumenti zyrtar. Do të ishte shumë e demshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime dhe fakte publike për aq kohë sa ka një dokument zyrtar që vërteton faktin e caktuar.

Unë mund ta pranoj që z. Sali Berisha është kryetar i PD, por kjo nuk vendos asgjë në përmbushje të ligjit. Pra mendoj se të drejtën për të kërkuar regjitrimin në zgjedhjet e 14 Majit e ka zoti Lulzim Basha” – tha Ilirjan Celibashi.

/javanews/a.r

Next Post
Debate në KQZ/ Përfaqësuesi i Alibeajt: Vendimet e gjykatës flasin! Rithemelimi: S’jemi në seancë gjyqësore që kërkohet dokumentacion

Debate në KQZ/ Përfaqësuesi i Alibeajt: Vendimet e gjykatës flasin! Rithemelimi: S'jemi në seancë gjyqësore që kërkohet dokumentacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com