• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KQZ merr në administrim provat për bashkinë Vorë

by
02/07/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të enjten pasdite të marrë në administrim provat e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkon pavlefshmëri dhe përsëritjen e zgjedhjeve në 18 qendra votimi në bashkinë Vorë.
Përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani përsëriti pretendimet e subjektit ankues duke këmbëngulur për përsëritjen e zgjedhjeve. “Në bashkinë Vorë është cënuar standardi demokratik që ka të bëjë me ndershmërinë e zgjedhjeve”, u shpreh ai duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të tyre në këtë zonë zgjedhore.
Përfaqësuesi i opozitës, Arjan Madhi tha se KQZ nuk ka kompetencën që të shqyrtojë ankimimin e LSI-së, të cilin e konsideroi të pambështetur në prova e ligj.
Eksperti ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj u shpreh në mbështetje të kërkesës së subjektit ankues, LSI.

KQZ nisi paraditen e sotme (ora 10:00) shqyrtimin e kërkesës ankimore të LSI-së që kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në disa qendra votimi të bashkisë Vorë, ku në përfundim të procesit të numërimit të votave rezultoi fitues kandidati i koalicionit të djathtë, Fiqiri Ismaili.

Para prezantimit të ankesës nga përfaqësuesit ligjorë të subjektit zgjedhor, përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, bëri disa komente rreth çështjes, duke pohuar se zgjedhjet në Vorë ishin të lira, po jo të ndershme.

“Zgjedhjet në bashkinë Vorë ishin të lira, demokratike, pati garë dhe pjesëmarrje, por mungonte standardi  tjetër, që është ndershmëria. Zgjedhjet në këtë zonë zgjedhore nuk ishin të ndershme, sepse kryetarin e bashkisë e kanë zgjedhur jo banorët e Vorës, por disa jabanxhinj elektoralë”, komentoi Manjani.
Më pas, avokati i çështjes i LSI-së parashtroi argumentet, mbi të cilat kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në disa QV në Vorë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, për shkak të shtimit fiktiv të numrit të zgjedhësve.
“Janë bërë transferime të paligjshme të zgjedhësve në bashkinë Vorë, duke shkelur ligjin për gjendjen civile dhe deformuar vullnetin e votuesve. Sipas informacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile konstatohen 745 transferime të paligjshme të shtetasve, dhe nga përllogaritjet kemi bindjen se të paktën 420 shtetas që nuk janë  banorë të Vorës kanë votuar dhe kanë ndryshuar rezultatin në mënyrë të pandershme dhe fiktive. Pretendimet tona i kemi të dokumentuara”, tha avokati.
“Kanë votuar njerëz që nuk janë banorë të zonës dhe që u përfshinë në mënyrë të paligjshme në lista”, shtoi Manjani. Ky i fundit, në përgjigje të pyetjeve të përfaqësuesve të opozitës, nënvizoi se “LSI nuk i ka hapur gjyq kryetarit të bashkisë Vorë, pasi nuk është ai pala ankuese. Konflikti ynë është me menazhimin e procesit zgjedhor në Vorë dhe hilet që çuan në një proces të pandershëm”.
Në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë Vorë, në përfundim të numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë Fiqiri Ismaili. Ismaili fitoi me rezultat të ngushtë kundrejt  kandidatit të koalicionit të majtë, Luan Sallaku, i propozuar nga LSI.
Situata parazgjedhore në Vorë u shoqërua me tensione, pas akuzave të LSI-së ndaj kandidatit Ismaili për shtim fiktiv të listave të votuesve në këtë zonë zgjedhore

Next Post

Sozia e Angelina Jolie (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In