• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ hap të premten 519 kuti votimi nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

by A R
14/10/2021 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përzgjedhjen rastësore të 519 kutive të votimit, hapja e tyre nis në mesditën e të premtes. Vota e hedhur në parlamentaret e prillit do të rinumërohet po aq edhe i gjithë dokumenti zgjedhor që shoqërojnë këto kuti do të verifikohet për parregullsi ose jo.

Pavarësisht se cilat do të jenë të dhënat nga ri-numërimi i 10 përqindëshit të kutive të votimit nga të 61 bashkitë e vendit, ai nuk do të reflektohet në rezultatin e zgjedhjeve. Ky proces i diktuar nga kodi elektoral, do te shërbejë për të identifikuar gabimet e bëra nga administrata e tij.

Veçmas nga ri-leximi i fletëve të votimit do të mësohet nëse socialistët gabuan me fletën e votimit. Identifikimi i kandidatëve për deputetë me emra dhe jo me numra siç kërkoi opozita, prodhoi mbi 80 mijë fletë të pavlefshme, duke i mohuar të paktën mandatin 5 deputetëve si nga mazhoranca qeverisëse dhe opozita.

Edhe pse ligji ua lejonte që të zgjidhnin qendra votimi të caktuara, aty ku partitë politike mund të kishin dyshime për shtrembërim të vullnetit politik, as Partia Demokratike dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, që flasin për masakër elektorale, nuk treguan interes. Madje në përzgjedhjen e kutive për tu hapur, PD nuk kishte asnjë përfaqësues ligjor, ndryshe nga ish aleati i saj, LSI, që ishte aty.

Ri-verifikimi i të dhënave në njësinë 10 në Tiranë, aty ku për herë të parë u zbatua edhe numërimi elektronik do të shërbejë për të konfirmuar efektivitetin e pajisjeve elektronike.

Ri-numërimi i 519 kutive do të zgjasë për të paktën një javë. Në fund ai do të prodhojë një raport ndihmues për vetë KQZ-në për zgjedhjet e ardhshme por edhe për partitë politike që janë angazhuar të bëjnë ndryshime në ligjin zgjedhor, e veçmas në një prej pikave që shkaktoi debat mes partive politike, përmbajtja e fletës së votimit.

/a.r

Next Post
“Ishe drita e shtëpisë”! Humbi betejën me Covid, ndahet nga jeta piktori 30 vjeçar shqiptar. Vajtimi i të atit

"Ishe drita e shtëpisë"! Humbi betejën me Covid, ndahet nga jeta piktori 30 vjeçar shqiptar. Vajtimi i të atit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In